Panorama Sport (Albania)

Bylis pret kthesën, gati “hakmarrja” ndaj Apolonisë

Ballshiotë­t s’e pranojnë blofin në sfidën e nesërme

-

Bylis do të nisë nesër fazën e tretë të kampionati­t me transfertë­n e Fierit ku do të luajë me Apoloninë. Këto skuadra u përballën mes tyre një javë më parë në Ballsh ku ndeshja u mbyll në barazim 2-2. Pritet që nesër të jetë një sfidë e fortë mes dy skuadrave ku Bylis ka pretendime­t më të mëdha për të kapur vendin e parë dhe siguruar ngjitjen në Superiore. Dy ditë më parë, klubi ballshiot dhe kapiteni i skuadrës fierake, Amarildo Dimo u përfshinë në akuza të ndërsjella. Fillimisht, ishte Bylis që akuzoi lojtarin dhe Apoloninë se po prishnin kampionati­n, ndërsa kapiteni i fierakëve iu përgjigj në një prononcim për "Panorama Sport" skuadrës ballshiote. Në prag të ndeshjes së nesërme duket se situata nuk është e qetë. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj në një reagim të shpërndarë nga klubi, ndër të tjera në lidhje me deklaratën e Dimos, ka thënë: "Janë deklarata të turpshme, por kërkoj nga Dimo publikisht që të nxjerrë sa më parë emrin e personit që e ka kontaktuar meqë e ka deklaruar në media një gjë të tillë. Deklaratat shpifëse duam që të vërtetohen një sekondë e më parë sepse prishin imazhin e klubit ku ne kemi një jetë që investojmë. Dimo është kapiten i Apolonisë dhe përfaqëson fanellën e atij klubi, ndaj edhe duhet që të marrin masa sa më shpejt ndaj lojtarit të tyre". Ndërkaq, kujtojmë se fierakët janë kthyer në makth për Bylisin, pasi i kanë marrë katër pikë këtë sezon. Ndeshja e nesërme që do të luhet në "Loni Papuçiu" parashikoh­et të jetë shumë e luftuar ku pa dyshim janë ballshiotë­t ata që kërkojnë fitoren për të ruajtur ritmin me Tiranën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania