Panorama Sport (Albania)

Një drejtues i ri për Apoloninë

Ikën Kamber Memallaj: Kam dhënë dorëheqjen, klubi ka nevojë për impulse të reja

- BUJAR RAMA

Zhvillime të reja bren da klubit fierak. Ka mber Memallaj i cilësuar si një ndër më kryesorët e këtij klubi, nuk është më administra­tor i Apolonisë dhe vendin e tij e ka zënë Olsi Bregu. Është një zhvillim diskret që vetëm ditët e fundit është mësuar. I kontaktuar nga "Panorama Sport", Memallaj ka deklaruar se është vetëdorëhe­qur nga ky funksion për t'i dhënë mundësinë e një shtyse më impulsive, por dinamika e gjithë kësaj situate është paksa e dyshimtë. Sepse nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për dorëheqje të Memallajt e as një prezantim të "shefit" të ri të klubit që është dhëndri i Koço Kokëdhimës, presidenti­t të Apolonisë. Vetë ish-administra­tori deklaron për gazetën tonë se është dorëhequr për arsye personale e ngaqë funksioni që kishte, kërkonte impenjim maksimal e në orare të tejzgjatur­a, ndaj u detyrua për të bërë këtë zgjedhje në të mirë të të gjithë faktorëve. Por, ndonëse ky vendim ka gati mbi 10 ditë, së paku deri të enjten pasdite askush nuk dinte gjë as brenda klubit fierak, as trajneri Kashami e as lojtarët. Madje, dinin vetëm faktin se Memallaj ndodhej për disa ditë në Itali e do të kthehej po si administra­tor i klubit. MEMALLAJ

Në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", mes të tjerash, Memallaj shprehet: "Ka qenë një vendim tërësisht personal, i marrë me qetësi të plotë, në të mirë të skuadrës dhe në kohën e duhur. Absolutish­t nuk më kanë detyruar, siç shprehët ju dyshimin, por e mora këtë vendim për t'i dhënë mundësinë dikujt tjetër që t'i japë të tjera shtysa skuadrës, të krijojë impakte më pozitive në formatin dhe kompleksit­etin e klubit. Pas dy mandateve në këtë rol, kishte ardhur koha që ta ndërmerrja një hap të tillë. Nuk dua të bëj egocentrik­un, pasi nuk është merita ime personale, por gjatë këtyre viteve që unë kam qenë në këtë pozicion, jemi përpjekur të bëjmë maksimumin për më të mirën e klubit. Imagjinoni: FK Apolonia është nga modelet më pozitive për punën që bëhet me grupmoshat dhe jemi ndër të paktët që kemi skuadra që fillojnë që nga U-7. Unë dua të falënderoj të gjithë bashkëpunë­torët e mi, të çdo rangu, trajnerët që kanë trajnuar e vazhdojnë të trajnojnë në të gjitha stadet e deri tek ekipi i parë, futbollist­ët e sidomos skuadrën e parë aktuale, të palodhurin Kashami dhe ndihmësit e tij të pasionuar, Kule e Sera e gjer tek më i riu, i talentuari ynë Mario Gjata, për atë që kanë bërë për këtë Apoloni. Pa dyshim, falënderim­et shkojnë dhe për krerët e lartë të klubit, që më kanë mbështetur dhe kanë besuar tek unë", tha ish-administra­tori. Njëherësh, Memallaj deklarohet se do të vazhdojë të jetë pjesë e Apolonisë në rolin e menaxherit, duke i uruar suksese edhe pasardhësi­t të tij, Olsi Bregu.

 ??  ?? Kamber Memallaj
Kamber Memallaj
 ??  ?? Olsi Bregu
Olsi Bregu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania