Panorama Sport (Albania)

Kupa, Vllaznia me 5 “yje”

Për kryeqyteta­set është një sukses arritja në këtë finale, pas shumë vitesh

- VLADIMIR MEMA

llaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë për femra, teksa ka likuiduar 6 me 1 Tiranën në "Elbasan Arena". Në një ndeshje të dominuar tërësisht nga shkodranet, serinë e golave e hapi Gjegji. Në pjesën e parë shënuan edhe Gjini dhe Djegsina një dopietë, ndërsa golin e nderit për Tiranën e shënoi Atlok. Në fraksionin e dytë realizoi edhe Gruda me Doçin për Vllazninë, duke hipotekuar fitoren e thellë tenistike në këtë finale dhe rikonfirmu­ar shkodranet si skuadrën më të mirë shqiptare të futbollit të femrave.

PJESA E PARË - Janë shkodranet ato që e nisin më vrullshëm ndeshjen dhe e shtyjnë që në fillim përpara. Ia dalin që të kalojnë shumë shpejt në avantazh që në minutën e 8-të me anë të Gjegjit. Pas një shpërthimi nga mesi i fushës, del e vetme me portieren Popa dhe nuk gabon. 0 me 1 për Vllazninë. Nuk kalojnë as katër minuta lojë dhe është Gjini që dyfishon shifrat, pas një inkursioni nga krahu i majtë. Tirana nuk duket gjëkundi dhe në disavantaz­h të dy golave has vështirësi për të dalë përpara. Shkodranet dominojnë dhe në të 29-ën është radha e Djegsinës për të trefishuar shifrat pas një gabimi të portieres Popa. Praktikish­t duket gjithçka e mbyllur, por shkodranet nuk "ngopen" dhe është sërish Djegsina që shënon në minutën e 39-të, duke i dërguar shifrat në 0 me 4. Gjithsesi, para vërshëllim­ës për përfundimi­n e pjesës së parë, Tirana ngushton shifrat me anë të Atlok, teksa i mjaftoi një devijim i vogël për ta dërguar sferën në rrjetë.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë i lojës nis i qetë, me një Vllazni

që ka siguruar fitoren dhe Tiranën, që nuk ka fuqi të bëjë përmbysjen. Teknikët mundohen të bëjnë ndryshime, me Lekën që freskon ekipin me tri zëvendësim­e dhe Dangjian që hedh në sulm Valbona Popën. Megjithatë, për t'ua bërë më të lehtë golin e pestë shkodranev­e

mendon portierja Anjeza Popa që gabon në pasim dhe Gruda përfiton, duke shënuar golin e pestë. Pak minuta më pas, Doçi godet shtyllën pas një goditjeje dënimi. Kjo ishte e dyta herë, gjatë kësaj ndeshje, duke e bërë të pafat këtë "bombere" të skuadrës shkodrane, e cila nuk

po dilte te goli. Në fund ka menduar kryesorja, Esmeralda Rusto, duke akorduar një 11-metërsh në fundin e takimit dhe Doçi u lumturua, duke shënuar golin e shumëpritu­r, duke vulosur fitoren 6-1. Kështu, Vllaznia e bën pronë Kupën e Shqipërisë për të 5-n herë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania