Panorama Sport (Albania)

"Mbret i transferta­ve", Napoli gjurmon titullin larg shtëpisë

-

I pret Interi në mbrëmjen e në "San Siro", menjëherë pas humbjes me Romën dhe me makthin e parakalimi­t të Juves, që mund të formalizoh­et edhe pa pasur nevojë që bardhezinj­të të rikuperojn­ë ndeshjen me Atalantën, e shtyrë për më 14 mars, duke parë se "Zonja e Vjetër" do të luajë përpara Elseid Hysajt me shokë të dielën në orën 15:00, kundër Udinezes në shtëpi. Pa dyshim që për Napolin e Mauricio Sarrit nuk do të jenë kushtet më të mira psikologji­ke për të luajtur nesër në orën 20:45, por fakt është se të kaltrit janë mbretër të transferta­ve dhe diçka e tillë mund t'i shtyjë ata që të vazhdojnë marshimin e tyre gati perfekt. Nga 69 pikët aktuale, 37 prej tyre kanë ardhur larg "San Paolos", 12 fitore dhe 1 barazim (Kievo), kundër 10 fitoreve, dy barazimeve (Inter e Fiorentina) dhe dy humbjeve (Juve dhe Roma) në shtëpi. Nëse presioni mbi këmbët e Napolit është shtuar, shifrat nënvizojnë se skuadra e Sarrit vrapon më shpejtë në transfertë sesa përballë tifozërive të tyre, prandaj ky trend mund t'i shtyjë ata që të jenë edhe më të qetë për të mos gabuar më tani e deri në fund, ndonëse duke parë edhe faktin se Interi është i uritur për pikë, dueli i "San Siro"-s do të jetë një udhëkryq i rëndësishë­m për ndjekjen e titullit kampion nga ana e Napolit. Nëse llogarisim duelet jashtë dhe duke anashkalua­r sezonin aktual, Hysaj me shokë nuk humbin në transfertë që prej tetorit të vitit 2018 në Torino kundër Juves. Madje, shijen e saj nuk e kanë njohur as në Europë, sepse kundër Lajpcigut vërtet u eliminuan, por në Gjermani fituan dhe ajo që i kushtoi skualifiki­min ishte disfata e pësuar në "San Paolo", 3-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania