Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Do ta shijojmë ndeshjen nga TV

Mançester Siti luan të hënën ndaj Stokut, sot spektatorë të Junajtid-Liverpul

-

Kampionia e ardhshme e Anglisë, Mançester Siti, do ta shijojë ndeshjen Mançester Junajtid-Liverpul si spektatore përpara TV pas stërvitjes së sotme. Kryesuesit e Premier Ligës renditen 16 pikë të shkëputur nga "djajtë" e vendit të dytë. Pep Guardiola do ta studiojë rivalen në prag të derbit të 7 prillit dhe tha në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes me Stok Sitin se skuadra e tij do ta ndjekë si spektatore rivalen e ardhshme pas stërvitjes së sotme, sepse ndeshjen e tyre në Stok, "qytetarët" do ta luajnë të hënën. "Është një derbi i madh, një klasike në Angli", tha Guardiola, duke konfirmuar gjithashtu se menaxheri i tij nuk ndodhet në Mançester për të negociuar kontratën e re. "Junajtid kundër Liverpulit është një nga ndeshjet më argëtuese. Historia e këtyre klubeve nga vitet 80-90 është e shkëlqyer. Kështu që pas stërvitjes ka një ndeshje të madhe dhe normalisht ndeshjet e mëdha janë një kënaqësi për t'u ndjekur. Pas dy javësh do luajmë kundër Junajtid, kështu që do ta shohim me siguri. Premier Liga thuajse ka përfunduar, por ne nuk jemi ende kampionë. Kampionia është akoma Çelsi". Ne duhet të marrim pikët që na nevojiten sa më shpejt që të jetë e mundur, duke ditur se nëse situata nuk është e mirë atëherë kemi një tjetër shans". Katalanasi tha se do të presë deri të dielën për të marrë një vendim për gjendjen fizike të Fernandinj­os dhe Fabian Delfit për transfertë­n në "Bet365 Stadium". Aktualisht, Stok Siti renditet në vendin e parafundit dhe menaxheri i Sitit beson se të përballesh me një kundërshta­r që ka mësuar edhe rezultatet e rivalëve gjatë javës, bëhet akoma më e vështirë për skuadrën e tij. "Ata janë të fortë, veçanërish­t në goditjet standarde. Është gjithnjë një ndeshje e vështirë". Pas humbjes ndaj Bazelit në Champions, ai i paralajmër­oi lojtarët e tij se ata nuk duhet ta ulin nivelin nëse duan të fitojnë Champions-in: "E di që të gjithë pyesin se kur do ta fitojmë titullin. Por shembulli më i mirë ishte në mesjavë. Askush nuk mendonte se ne do të mundeshim nga Bazeli. Ne kemi një shans. Por ajo që do të ndodhë në çerekfinal­et e Champions-it do varet nga forma jonë në Premier Ligë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania