Panorama Sport (Albania)

Salah kërkon hakmarrje

“Junajtid është i vetmi ekip nga 6-të të parët që nuk i kam shënuar ende”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

elsi u kurorëzua ka mpion në 2015-ën, por për shkak të rregullave të Premier Ligës, vetëm lojtarët që kishin mbi 5 ndeshje do të merrnin medalje. Dhe Zhoze Murinjo kishte një ide: portugezi i kërkoi klubit të blinte disa kopje medaljesh kështu që t'ua shpërndant­e edhe futbollist­ëve të tjerë, përfshirë Mohamed Salahun, të cilin e kishte huazuar te Fiorentina. Portugezi e transferoi egjiptiani­n nga Bazeli për 11 milionë paund, por në "Stamford Bridge" ai regjistroi vetëm 19 ndeshje, përpara se të huazohej në Itali dhe më pas të përfundont­e te Roma. Por i rikthyer këtë sezon në Premier Ligë te Liverpuli, ai ka shënuar 32 gola në të gjitha kompeticio­net dhe ka një hakmarrje për të marrë. Mohamed Salah kërkon rekordin e ndëshkimit të secilit prej 6 ekipeve të para të Premier Ligës, kur Liverpuli të udhëtojë sot drejt "Old Trafford" për t'u ndeshur me Mançester Junajtid. Sulmuesi i Liverpulit është golashënue­si më i mirë i Premier Ligës këtë sezon së bashku me Herri Kejnin (24 gola) dhe u ka shënuar kryesuesve të Sitit, Totenhemit, Çelsit dhe Arsenalit. "Në ndeshjen e parë më kujtohet pritja e De Geas. Humba edhe një tjetër rast të thjeshtë në atë sfidë, por David është i jashtëzako­nshëm. Mezi po e pres sfidën ndaj Mançester Junajtid Salah u shpall sërish lojtari i muajit në Premier Ligë ditën e djeshme

dhe De Geas. Ai është një portier i shkëlqyer, por Junajtid është e vetmja skuadër nga 'top 6', së cilës unë nuk i kam shënuar këtë sezon, kështu që mezi po e pres", tha sulmuesi egjiptian gjatë intervistë­s për ishmbrojtë­sin e Liverpulit, Xhemi Karrager, në "Sky Sports".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania