Panorama Sport (Albania)

Klop: Është ndeshja më e madhe, edhe unë do e "parkoja autobusin"

-

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, e ka përshkruar supersfidë­n kundër Junajtid si ndeshjen më të madhe që ai ka imagjinuar ndonjëherë. Të kuqtë vijnë sot në "Old Trafford" dy pikë pas "djajve", duke ditur se një fitore do t'i ngjiste ata në vend të dytë. Por, skuadra e gjermanit është 18 pikë pas kryesuesve të Mançester Sitit. "Mezi po e pres ndeshjen. Duhet të jemi 100%, në mos më shumë". Nuk bëhet fjalë për një ndeshje që do të ketë direkt impakt për garën për titull, por ajo ka shumë rëndësi për tifozët e dy klubeve më të suksesshme në historinë e futbollit anglez: Me Murinjon në stol, Junajtid ka rekordin më të mirë të mbrojtjes në shtëpi, duke pësuar vetëm 6 gola këtë sezon në kampionat. Por, herë pas here taktikat e portugezit kritikohen nga opinionist­ët dhe tifozët. Mou u sulmua në veçanti kur "parkoi autobusin" në ndeshjen në "Anfield Road" tetorin e shkuar (0-0). Por, Klop këmbëngul se ai nuk ka asnjë problem me qasjen taktike të rivalit të tij: "Unë nuk do ta përdorja kurrë këtë frazë. Nuk kam absolutish­t asnjë problem me mbrojtjen. Rëndësi ka të fitosh. Kur Junajtid do sulmojë, unë shpresoj që të gjithë lojtarët e mi të mbrohen. Nëse dikush thotë se ky quhet 'parkim autobusi', unë s'kam asnjë problem me këtë". NDESHJA - Në lidhje me takimin, ai pranoi se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por tekniku i "reds"-ave pret një rezultat pozitiv: "Është një moment i mirë për të shkuar në Mançester, por sërish mbetet një ndeshje tmerrësish­t e vështirë. Ata janë një skuadër cilësore dhe është avantazh për ta, fakti që luajnë në shtëpi. Është detyra jonë për ta ekuilibrua­r këtë. Junajtid ka një skuadër me shumë eksperienc­ë dhe një trajner me shumë përvojë. Kemi një detyrë të vështirë përpara. Do të përballen dy skuadra shumë të mira futbolli. Do të jetë një luftë e madhe, por shpresojmë që në fund të përfundojë me një rezultat pozitiv për ne".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania