Panorama Sport (Albania)

Venger rigjen fitoren, por jo gjumin: Ferguson më përkrah

-

Arsenali është rikthyer te fitorja, por rezultati pozitiv i arritur ndaj Milanit duket se nuk e ka ndihmuar trajnerin e "Topçinjve" të rigjejë gjumin. Në konferencë për shtyp, në prag të sfidës së nesërme me Uotfordin, tekniku francez deklaroi: "Çdo trajner mund t'ju konfirmojë se kur nuk arrin rezultate, gjëja e parë që preket është humori, mungesa e gjumit dhe dëshira për të gjetur zgjidhje. Kjo është pjesë e punës sonë, pavarësish­t se kur jemi të rinj ëndërrojmë të korrim fitore në krye të skuadrës". Klubi i Londrës veriore u mund dy herë brenda një jave nga Mançester Siti dhe aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelën e Premier Ligës, 33 pikë larg nga kryesuesit. Fitorja e së enjtes 2-0 ndaj Milanit i ka dhënë frymëmarrj­e francezit, i cili ndodhet nën një presion në rritje për t'u larguar nga stoli, me kërkesë të një pjese jo të vogël të tifozëve të klubit. "Ata nuk më urrejnë mua personalis­ht, por faktin që ndoshta nuk po e bëj punën ashtu si ata do të donin. Unë jam i pari që mërzitet kur nuk fitojmë. Arsenali ka 30 milionë tifozë dhe ju siguroj se nuk është diçka e bukur të trishtosh miliona njerëz". Pavarësish­t nga nënshkrimi i një kontrate të re në verën e kaluar, 68-vjeçarin nuk e shqetësojn­ë shumë zërat e një divorci

në verë: "Kam pasur shumë mesazhe nga (menaxherët e kaluar dhe aktualë) të cilët janë përkrahës ndaj më duhet të shpreh publikisht mirënjohje­n pasi të gjithë kalojmë momente të vështira. Një prej atyre që më shkruajnë është Aleks Ferguson, i cili më ngushëllon kur gjërat nuk shkojnë mirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania