Panorama Sport (Albania)

Një serb për stolin e Çelsit, Jokanoviç në vend të Kontes

Trajneri i Fulhamit mund të zëvendësoj­ë italianin

-

Slavisha Jokanoviç është kandidati surprizë për të marrë drejtimin e Çelsit. "Daily Mail" zbulon se tekniku i Fulhamit është një nga emrat që po merret në konsiderat­ë nga bordi i kampionëve të Premier Ligës, pavarësish­t se favoriti mbetet ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrike. Por serbi Jokanoviç, i cili ka luajtur në "Stamford Bridge" gjatë 2000-2002, e ka befasuar pronarin Roman Abramoviç me punën e tij te Fulhami në Championsh­ip, me londinezët që prodhojnë një futboll sulmues ndryshe nga ai i Kontes dhe që nuk humbasin në kampionat që prej muajit dhjetor. 49vjeçari vlerësohet si një figurë komanduese në dhomën e zhveshjes dhe një trajner që prioritet ka futbollin e bukur sulmues. Me të, "Cottagers" janë skuadra me sulmin e dytë më të mirë së bashku me kryesuesit e Uolverhemp­tonit. Jokanoviç vlerëson shumë Zhoze Murinjon dhe mes miqve të tij është edhe Karlo Ançeloti, i cili ka ndikuar shumë në formimin e tij si trajner. Jokanoviç nuk ka menaxhuar kurrë në Premier Ligë, pavarësish­t se udhëhoqi Uotfordin drejt elitës në prill 2015, por u largua nga "Hornets" përpara se të niste sezoni për shkak të ngërçit në kontratë. Pas saj, Jokanoviç udhëhoqi izraelitët e Makabi Tel Avivit deri në fazën e grupeve të Champions-it për herë të parë në 11 vite, përpara se të merrte timonin e Fulhamit. Në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes me Palasin, Konte i hodhi poshtë zërat se ai ka pasur një kontakt me PSG-në: "Unë te PSG? I lexoj dhe dëgjoj këto lajme që prej fillimit të sezonit. Mendoj se i kam përgjigjur dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga e shkuara". Ai konfirmoi edhe rikthimin e Kantesë pas të fikëtit që i ra në stërvitje të premten e shkuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania