Panorama Sport (Albania)

Bajerni, "shoping" te Parisi pas eliminimit

-

Eliminimi në Champions duket se do të sjellë një revolucion total tek ekipi i Parisit. Francezët, dhe pse shpenzuan shuma të mëdha në merkato, nuk arritën të kalonin në çerekfinal­e. Pasi u mundën në dy takimet ndaj Realit të Madridit, presidenti i klubit parisien ka vendosur të largojë disa futbollist­ë të njohur të klubit. I gatshëm të përfitojë është ekipi bavarez që po mendon të sjellë në Mynih disa prej lojtarëve. Bëhet fjalë për Kavanin, uruguaiani duket se do të jetë i sakrifikua­ri i parë. Ai nuk ka marrëdhëni­e të mirë më braziliani­n Nejmar dhe klubi ka vendosur ta shesë.

Kavani do të ishte një zëvendësue­s ideal në rast se largohet

Levandovsk­i te Reali në merkaton e verës. Por dhe lojtarë si Di Maria apo italiani Verati duket se nuk do të qëndrojnë për sezonin e ardhshëm në skuadër. Në listë është dhe

Dani Alvesh, por vështirë të kërkohet nga Bajerni mbas rinovimit të Joshua Kimish. Me shumë interes do të ndiqet Rabiot, mesfushori do të ideal për gjermanët. Dhe pse me një mesfushë të tejmbushur, Bajerni mund të largojë Rudin, Vidalin dhe Tiagon për t'i lënë vend francezit. Por sigurisht duhet parë sesi do të shkojnë gjërat në klubin francez. Bajerni nuk është i vetmi ekip që ka hedhur sytë nga Parisi. Ekipe nga Anglia, Italia apo Spanja presin lajme të reja nga skuadra parisiene në merkaton verore që do të hapet më datë 1 korrik 2018.

LOJTARËT QË INTERESOHE­T BAJERNI EDISON KAVANI DANI ALVESH MARKO VERATI ADRIEN RABIOT ANGEL DI MARIA

TIAGO SILVA JULIAN DRAKSLER

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania