Panorama Sport (Albania)

Inter-Napoli, Hysaj sfidon mikun Vesino për 90 minuta

Shqiptari ka llogari të hapura edhe me Perisiçin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mes elementëve të shumtë, që mund të jenë vendimtarë në duelin mes Interit dhe Napolit, është forca e skuadrës së Sarrit për të shënuar. Por ekipi që kërkon të bëjë histori në kampionati­n italian për të rikthyer titullin kampion në Napoli ka përballë një skuadër eksperte në fazën mbrojtëse. Interi renditet i treti për gola të pësuar pas Juventusit dhe Napolit. Duhet një strategji e saktë dhe një vendosje perfekte për të zënë në befasi të besuarit e Spaletit dhe, mbi të gjitha, për t'i nxjerrë disi nga zona. Arma sekrete e Mauricio Sarrit është Elseid Hysaj, i cili nga mbrojtja mund të bëhet i rrezikshëm dhe mund të shfrytëzoj­ë më së miri hapësirat që do të krijohen në prapavijën e Interit. Sarri i beson mbrojtësit shqiptar që nga koha kur ishin bashkë tek Empoli. Mbrojtësi kuqezi nuk i ka aq të rafinuara këmbët e tij, por ka shumë rezistencë dhe është nga lojtarët e fundit që dorëzohet në ekipin e Napolit. Për këtë fakt, shkëmbimet e topave me Kajehonin në mënyrë të vazhdueshm­e mund të sjellin një sakrificë të Perisiçit në mbrojtje, i cili do të humbasë shumë nga potenca në repartin sulmues për t'i dhënë një ndihmë D'Ambrozios. Por në momentin që nuk do të jetë Perisiç, atëherë do t'i duhet Vesinos që të ndalë ishshokun e skuadrës së tij. Hysaj dhe Vesino kanë luajtur së bashku tek Empoli dhe e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin. I dinë pikat e dobëta dhe ato të forta. Mesfushori zikaltër që u transferua nga Fiorentina nuk është duke shkëlqyer në këto momente me fanellën e Interit. Pavarësish­t kualitetit teknik dhe taktik që ka, ai ka një rënie fizike ashtu si gjithë skuadra e Spaletit. Por në ndeshjen e parë mes Napolit dhe Interit ishte një nga më të mirët, me avancimet e shpeshta në zonën kundërshta­re. Dueli mes Interit dhe Napolit ka brenda një sfidë edhe mes Hysajt dhe Vesinos. Mes tyre nuk ka sekrete. Për më tepër, atë janë të dy lojtarët që konsideroh­en të paprekshëm në skuadrat e tyre. Pavarësish­t se rolet që kanë janë të ndryshëm, lëvizjet e mundshme taktike të të dy trajnerëve mund t'i përplasin me njëritjetr­in. Në krahun e Hysajt pritet të ketë spektakël sepse mbi të gjitha Perisiç kërkon revanshin ndaj tij.

 ??  ?? Hysaj dhe Vesino, dikur festonin suksesin tek Empoli
Hysaj dhe Vesino, dikur festonin suksesin tek Empoli
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania