Panorama Sport (Albania)

Andre Silva hero, Milani godet në frymën e fundit

Portugezi shënon në limit, ka ende shans për Champions

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Andre Silva bën Milanin të ëndërrojë. Goli i portugezit, në sekondat e fundit, gëzoi pafund tifozët kuqezi, të cilët i ishin dorëzuar barazimit pa gola. Ligji "shtëpiak" i formacioni­t xhenovez këtë herë nuk funksionoi, ndërsa skuadra e Gatuzos po me "Djallin" që nëse më parë depresiono­hej për humbje, tashmë e kthen në forcë për të reaguar. Xhenoa kishte fituar tre nga katër ndeshjet e fundit dhe dy viktima ishin me emra të mëdhenj si Lacio dhe Interi. Duket ditur këtë detaj, trajneri kuqezi ndryshoi disa lojtarë titullarë, ndërsa Balardini i besoi dyshes Galabinov-Pandev.

KOMANDA - Ndryshe nga sa pritej ndeshja ndaj Arsenalit nuk ndikoi në ndeshjen e djeshme të Milanit, as fizikisht e aq më pak mendërisht. Me kuqezinjtë që mbanin komandën e lojës, Xhenoa e vendosi lojën në planin e kundërsulm­it. Përpjekjet e para mbajnë firmën e "Djallit", fillimisht me Bonaventur­ën e më pas me Kaliniç, ndaj të cilit Perin bën fenomenin. Kur Xhenoa reagon, Bonuçi dhe Romanjoli mbyllin si duhet hapësirat. Aksionet më të rrezikshme vijnë nga goditjet standarde ku kuqeblutë shfrytëzoj­në këndoret, ndërsa miqtë ato të dënimit. Pikërisht në njërën prej tyre, Çalhanoglu gjen në zonë Kesin, i cili vonon në takimin me golin dhe topi përfundon në shtyllë e më pas shndërrohe­t në asist për Bonaventur­ën që shënon me portën e boshatisur. Teknologji­a ndërhyn dhe zhvlerëson golin kuqezi për shkak të një pozicioni jashtë loje, pikërisht të mesfushorë­ve të Milanit.

DY HERË VAR - Pjesa e dytë pritej më e gjallë dhe ashtu rezultoi me Pandev që vetëm pas 44 sekondash tenton portën me një goditje qendrore. Vendësit arrijnë edhe të shënojnë me Rigonin, por mesfushori kapet në pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së sistemit "VAR". Xhenoa nuk heq dorë nga goditjet standarte dhe Zukanoviç nxjerr topin jashtë në mënyrë të pashpjegue­shme pas një sponde fantastike të Rigonit. Të dy sulmeve respektive nisin t'u shterojnë energjitë dhe Gatuzo vendos t'i besojë Kutrones dhe Andre Silvës, ndërkohë që rreziqet kuqezi vijnë nga këmbët e Rodrigezit dhe Bonaventur­ës që tentojnë nga lart portën e Perin. Suso e Kesi mundohen të ndryshojnë rezultatin, por pa sukses, teksa

për Xhenoan futen në fushë Omeonga dhe Lapadula. Pikërisht, spanjolli i Milanit ngre ritmin në minutat e fundit me driblime dhe krosime, të cilat nuk shfrytëzoh­en nga shokët e sulmit. Kur sfida po i drejtohej fundit, pikërisht Suso realizon krosimin perfekt që gjen në

zonë Andre Silvën, i cili me një goditje me kokë dërgon topin në rrjetë. Nuk ka më kohë as për të rinisur ndeshjen pasi arbitri i drejton të gjithë në dhomat e zhveshjes me Milanin, që i gëzohet një fitoreje në frymën e fundit, e cila rikthen moralin për Rino Gatuzon dhe të tijtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania