Panorama Sport (Albania)

Ka festival golash, Shënkolli mposht Turbinën

-

Shënkolli ka arritur të fitojë në shtëpi përballë Turbinës në një ndeshje të fortë, ku nuk kanë munguar golat. Megjithatë, skuadra vendëse është treguar më konkrete dhe ka arritur të sigurojë një trepikësh, që do të thotë një hap më shumë i sigurt drejt mbijetesës.

Pjesa e parë - Loja ka nisur e fortë, ku të dyja skuadrat e kërkuan shumë shpejt golin. Të parët që rrezikuan ishin futbollist­ët e Besëlidhje­s, por edhe miqtë tregohen të rrezikshëm. Megjithatë, sulmet ndërrojnë kah shumë shpejt, ku në 18' dhe 19' janë shënkollas­it që sulmojnë dy herë radhazi me anë të Kullit dhe Rub. Danajt, por bëjnë të njëjtin gabim duke e nxjerrë topin jashtë. Pas disa kundërsulm­eve të lehta të cërrikasve, që ndalen në hyrje të zonës shënkollas­e, loja kontrolloh­et nga vendësit dhe në 23', 17-vjeçari Veseli vjen nga mbrojtja duke e goditur topin me kokë pas një krosimi, por sfera kalon ngjitur me shtyllën. Dhe atëherë kur duket se vendësit do të realizojnë, janë çërrikasit që në minutën e 26të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Pashajit, që gjuan saktë me kokë. Shënkollas­it nuk pajtohen me disavantaz­hin dhe Kulli vendos baraspeshë­n në minutën e 33-të, pasi merr një

pasim nga Rub. Danaj.

Pjesa e dytë - 45-minutëshi i dytë është edhe me i fortë dhe me më shumë gola se i pari dhe vendësit janë më superiorë. Në 58' Rub. Danaj nuk fal pas një aksioni vetjak dhe realizon me mjeshtri golin e avantazhit duke i çuar shifrat në 2-1.

Sapo topi është shkelmuar nga qendra, kontrolloh­et nga cërrikasit dhe në 60' ishte Çota që barazon shifrat. Tetë minuta më pas, Tuci nga e majta e sulmit shënkollas gjuan fort, por shënjestro­n gabim. Në minutën e 72-të, Ruben Danaj pengohet në hyrje të zonës së Shënkollit dhe për kryesorin ka 11-metërsh. Rinev Danaj nga pika e bardhë nuk gabon dhe i çon shifrat në 3-2. Miqtë e kanë të vështirë që të reagojnë dhe pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Ruben Danaj hipotekon fitoren, pasi arrin të finalizojë një aksion të Besëlidhje­s. Pavarësish­t kësaj, miqtë nuk dorëzohen dhe në minutat shtesë Cara shënonin golin e tretë për Turbinën që në këtë rast vlen vetëm për statistikë. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania