Panorama Sport (Albania)

Nëntë gola, Megi Doçi mund e vetme Pogradecin

Skënderbeu shkërmoq 10-1 ilishtin në derbin korçar

- ABDULLA DUSHKU

Janë luajtur takimet e javës së 10-të për kam pionatin kombëtar të futbollit të femrave. Në dy ndeshjet e luajtura dje në mesditë, në Shkodër dhe në Maliq, janë regjistrua­r goleada në rezultate dhe goleada në lojtaret shënuese. Kështu, Megi Doçi ka arritur të shënojë plot 9 gola në ndeshjen e luajtur në Shkodër nga skuadra e saj e Vllaznisë kundër mikeshave pogradecar­e. Ndërsa sulmuesja korçare, Derisa Qose, ka shënuar 4 gola në ndeshjen kundër bilishtare­ve. Një rekord i veçantë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Pogradecit në futbollin e femrave. Ekipi i Vllaznisë ka fituar me rezultatin 9-0, por nuk qëndron këtu e veçanta. Skuadra shkodrane vinte në këtë takim pas një triumfi në Kupën e Shqipërisë dy ditë më parë, kur mundi thellësish­t 6-1 në "Elbasan Arena" skuadrën e Tiranës në finale. Dje ajo fitoi me goleadë, ku të gjithë golat kishte vetëm një autore, Megi Doçi. Sulmuesja kuqeblu ka vendosur një rekord historik, duke thyer çdo parashikim. Nuk përfundon këtu, futbollist­ja e Vllaznisë është edhe golashënue­sja më e mirë në kampionati­n shqiptar, pasi ka shënuar rreth 200 gola në të gjitha kompeticio­net. Një rekord për "Guinness" nga kjo lojtare, por më parë ajo duhet të kalojë një rekord me një gol më shumë, që e ka arritur lojtarja e Kinostudio­s, Cyme Lulaj duke shënuar 10 gola në një ndeshje të vetme. Kjo ka ndodhur kundër Bilisht Sportit. Edhe në ndeshjen tjetër të derbit korçar, të luajtur në Maliq ndërmjet skuadrës devollite të Bilisht Sportit dhe Skënderbeu­t, kemi një tjetër goleadë 10-1, ku 4 gola ka shënuar futbollist­ja korçare Derisa Qose, 3 gola Joana Nicku, 2 gola Morava dhe një gol nga Repa.

Ndeshja tjetër e kësaj jave, që ishte planifikua­r për ditën e sotme, Tirana - Teuta, do të zhvillohet një ditë tjetër. Ndërsa skuadra kryeqyteta­se tjetër e Kinostudio­s e kishte pushim. Në javën e ardhshme këto dy skuadra të kryeqyteti­t, Tirana e Kinostudio, do të përballen me njëra-tjetrën, ndeshje nga e cila pritet që të zhvillohet një superlojë, siç janë gjithnjë ndeshjet e derbeve. ) (* # ' + (* $ / # % # 4 ! ! ! !+ ! 6# ; ! (* $ ! ! # % ! / !6 < < (* # ; ! $ # % ! ! = 6 ! ! 6 ! # Ku ka gabuar, sipas jush, federata e basketboll­it? > $ ! ! $ 6 ! # ? ! 6 $ != ! $ ! ! $ (* ! ! # ; ; ! + ! ! ! !+ ! $ # ; ! ! ! ! $ ! ! + ! ! 6 ! 6 ! # E 6 W (* $ ! # 6 + ! ! $ $ #

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania