Panorama Sport (Albania)

NOTAT E NAPOLIT

-

REINA 6 - Interi shfaqet rrallë nga "anët" e tij, përgjigjet gjithmonë kur thërritet në apel. Asnjë pritje për t'u shënuar.

HYSAJ 6,5 - Luan me kujdes dhe inteligjen­cë taktike. Me kalimin e minutave zgjeron rrezen e veprimit në fazën ofensive dhe shton cilësinë e lojës së Napolit. Thelbësor për Sarrin.

ALBIOL 6 - Luan mirë kundër Ikardit, duke i fituar shpesh kohën në dyluftimet me kokë (në topat e paktë që kalojnë nga argjentina­si).

KULIBALI 6 - Mirë, ashtu si e gjithë prapavija napoletane. MARIO RUI 6,5 - Shpesh krijon rrezik me inkursione­t e tij, por nuk "thumbon" në metrat e fundit. ALAN 6,5 - Rrëmben topin në 15' dhe nis një aksion të frikshëm individual, i ndalur vetëm në hapat e fundit (nga 89' ROG, PA NOTE). ZHORGINJO 6,5 - Dominuesi i vërtetë i mesfushës, fanellave zikaltër u lë vetëm "thërrimet". Më i miri nga të tijtë.

HAMSHIK 6 - Nga këmbët e tij kalojnë pak topa, nuk mundet të bëjë shumë. ( NGA 71’ ZIELINSKI 6,5 - Hyn menjëherë në lojë, duke i dhuruar menjëherë dinamizëm manovrës së Napolit). KAJEHON 6 - Asnjëherë i rrezikshëm, i vijnë megjithatë pak pasime nga të cilat mund të krijohet goli. Bën sa mundet. MERTENS 5,5 - Nuk e nis më së miri, duke kryer disa gabime të tepërta veçanërish­t përpara portës zikaltër. Nën standardin e zakonshëm (nga 87' MILIK, PA NOTË).

INSINJE 5,5 - Konkluzion­i i vërtetë në kuadratin e Handanoviç është i tij, por shqetësimi i mbrojtjes interiste e shtyn të gabojë.

TRAJNERI MAURICIO SARRI 6,5 - Pas një starti të vështirë, Napoli nis "tiki-taka"-n. Megjithatë, zikaltrit, në mbrojtje, janë "digë". Tashmë për titullin do duhet një "mrekulli" kundër këtij Juventusi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania