Panorama Sport (Albania)

Curri: Peng titulli me Tiranën, ja pse nuk e lë futbollin

-

Debatik Curri ka vetëm një "peng" nga përvoja në Shqipëri, që nuk mori titullin me Tiranën. Një gjë të tillë e pranoi vetë mbrëmjen e së dielës në një lidhje direkte për "SuperSpot" në "Zona Gol". Ish-futbollist­i i Kombëtares Shqiptare, që aktualisht pjesë e skuadrës së Prishtinës në Vala Superliga në Kosovë, ka rrëfyer planet për të ardhmen, por i ka bërë edhe një "skaner" Prishtinës. Mbrojtësi nuk ngurroi t'i përgjigjej edhe pyetjes për largimin nga futbollit, por me nota humori. Jeni në garë për titullin kampion, por edhe për Digitalb Kupën në Kosovë?

Jemi në garë gjithandej dhe shpresoj që të transferoh­emi në Serinë A, pasi atje nuk po gjen rivalë Juventusi. Duhet t'i dalim ne përpara. Bulku e ka lënë futbollin. Po ju keni menduar ta lini futbollin? Në fakt e kam menduar, por nuk kam kujt t'ia lë në dorë ekipin, kështu që po vazhdoj (qesh). Si ju duk ndeshja Inter-Napoli? Kush është mbrojtësi më i mirë, Kulibali apo Shkrinjar? Unë e pashë ndeshjen dhe vura re se Napoli kishte shumë presion për të marrë fitoren dhe kjo e pengoi të shprehet. Jam tifoz me Interin, por doja të fitonte Napoli sot për të marrë titullin, pasi Juventusi nuk po gjen rivalë. Mendoj se Interi do t'ia dalë të renditet në 4-shen e parë, pasi i ka të gjitha mundësitë dhe është forcuar edhe në janar. A do e telefononi Berishën ta ndalë Juventusin të mërkurën? Shpresoj të akordohet penallti për Juventusin, pasi jam i sigurt që Berisha do të arrijë ta presë. Uroj vërtet që të ndërrohet kampioni në Itali, pasi atje, ashtu si në Kosovë e Shqipëri, po fiton gjithmonë e njëjta skuadër.

A ju mungon Superiorja dhe përvoja shqiptare?

Kam vetëm një peng, që nuk fitova titullin me Tiranën, pasi për të tjerat besoj se e kam shijuar atë eksperienc­ë. Ka qenë një eksperienc­ë shumë e bukur, pavarësish­t se nuk arritëm të triumfojmë në asnjë derbi. Sfida ndaj Partizanit përjetohej shumë te Tirana dhe pikërisht emocionet nuk na linin të shpreheshi­m mirë.

Sa herë e keni parë filmin "DEBATIK"?

Në fakt e kam parë shumë herë, por asnjëherë deri në fund. Gjithsesi, rëndësi ka që e di domethënie­n e emrit tim dhe mënyrën se si vendosën të më vënë këtë emër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania