Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu për rekord, Daja kap Josën

Nisin llogaritë, korçarët presin të festojnë titullin në ndeshjen direkte me Kukësin

- LLAZI SARO

e 14 pikë difer encë dhe një hap të sigurt drejt titullit kampion, Skënderbeu duket se ka luksin që të jetë i qetë në rrugëtimin e tij. Edhe statistika­t tregojnë të njëjtën gjë, teksa bëhet fjalë për një moment për t'u krenuar në kampin e Skënderbeu­t. Nuk është thjesht një rastësi, por thuajse një udhëtim i njëjtë i dy Skënderbev­e europianë të historisë. Këtë e thonë shifrat dhe deri diku rezultatet e përafërta që kanë marrë të ekipet në dy sezone të ndryshme, por shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin për nga ecuria. Skënderbeu i sezonit 2017- 2018 duket se është ndër më të suksesshmi­t e historisë së klubit korçar, teksa lë pas edhe ekipet e titujve kampion radhazi, por me një ngjashmëri të frikshme me Skënderbeu­n e sezonit 20152016, vit ky që përkon edhe me pjesëmarrj­en e parë në grupet e Europa Ligës. Rastësia ka bërë që pas 24 javësh të grumbulloh­en 56 pikë. Skënderbeu i sezonit 2015- 2016 nën drejtimin e Mirel Josës e nisi mirë kampionati­n, pavarësish­t impenjimev­e në Europa Ligë dhe java e 24-t e gjeti me 56 pikë të grumbullua­ra, mes 18 fitoresh, 2 barazimesh dhe 4 humbjesh. Ngjashmëri me Skënderbeu­n e Ilir Dajës këtë sezon, që me një start të magjishëm, ndodhet po në kuotën e 56 pikëve pas 24 javësh. Pikë këto të grumbullua­ra mes 17 fitoresh, 5 barazimesh dhe vetëm dy humbjesh. Deri këtu duket si një rastësi e thjeshtë, por nëse i referohemi golave të shënuar dhe të

pësuar, shohim që ngjashmëri­a sa vjen e rritet. Në sezonin 2015-2016, bardhekuqt­ë shënonin pas 24 javësh plot 48 gola, po aq sa Skënderbeu i këtij sezoni në të njëjtën numër javësh. Për sa u përket golave të pësuar, nën drejtimin e Josës ekipi

pësonte 17 të tillë, ndërsa sot në dy vjet distancë numëron një gol më shumë. Natyrisht që mes dy ekipeve ka diferenca mjaft dhe kryesorja mbetet se Skënderbeu i këtij sezoni nuk ka humbur asnjë takim në përballjet direkte me kundërshta­rët. Ky Skënderbe ka arritur të fitojë gjashtë takime dhe të barazojë tri nga 9 ndeshjet me rivalët.

TITULLI - Me një diferencë prej 14 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Kukësi, në Korçë kanë nisur të llogarisin se kur mund të fitojë titullin ekipi. Bardhekuqv­e do t'u duhen 21 pikë për të siguruar

matematiki­sht titullin, duke parë edhe përparësin­ë e ndeshjeve direkte. Diçka e tillë është e paparashik­ueshme në futboll, por duke u mbështetur te rezultatet e gjysmës së dytë, që është e ngjashme me gjysmën e parë të sezonit, Skënderbeu ka shansin që të sigurojë titullin kampion në ndeshjen direkte ndaj Kukësit në shtëpi, nëse gjërat do të shkojnë si në pjesën e parë të saj. Natyrisht, që një gjë e tillë do të ishte mjaft interesant­e për drejtuesit bardhekuq, por mbi të gjitha një hakmarrje për kampionët në fuqi në lidhje me sezonin e kaluar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania