Panorama Sport (Albania)

Inter, Spaleti: Nuk e kam frikë Milanin

Tekniku shton: Besoj te grupi, për Champions-in të fitojmë 7. 'Djalli'? zero presion

- Përgatiti: LEDIO NASE

‘‘ Ana vendos në presion ringritja e Milanit? Absolutish­t jo. Milani na vendos në të njëjtin presion si Sampdoria, Atalanta, Lacio: të gjitha skuadra që duan të mbërrijnë në vendin e katërt". Nuk është "Djalli" shqetësimi i Luçiano Spaletit. Trajneri zikaltër ka shijuar në orët e para të ditës së djeshme një "arrati" të kënaqshme në shtëpinë e tij. Qyteti i Empolit i ka dorëzuar çmimin "Albano Amarini" (mirënjohja më e lartë sportive e qytetit). Një arsye krenarie për dikë që nuk e ka tradhtuar kurrë vendin e tij. Tema e nxehtë është batuta mbi "cilësitë e pakta" të Interit. Dhe Spaleti nuk i korrigjon fjalët e tij. Por i plotëson: "Të gjithë lojtarët që transferoh­en në Serinë A kanë cilësi. Koncepti im mbi cilësinë përfshin edhe personalit­etin e dëshirën për të vrapuar gjithmonë me 2000 në orë". Është ky, pra, aspekti që ka përmend Spaleti. "Kur përballesh me Napolin je i detyruar të mos ndalesh në vend për asnjë moment; ndërsa ndaj Krotones, për shembull, duhet të jemi ne që i detyrojmë të luajnë me dymijë në orë. Këto duhet të jenë standardet tona. Por, shpesh, kundër skuadrave më të dobëta duket sikur kemi mundësi të zgjedhim, sikur mund të luajmë më qetë. Duke pranuar një paraqitje në një nivel më inferior. Një nivel jo në lartësi për të fituar ndeshje të cilat duheshin fituar". Është një koncept o i thjeshtë për t'iu mësuar një grupi që nuk ka personalit­et të spikatur. Por tanimë ka pak kohë për të mësuar leksionin. "Nëse duam të mbërrijmë të në vendin e katërt është e nevojshme të fitojmë së paku 6-7 ndeshje, nga sot deri në fund të kampionati­t. E ndoshta nuk do mjaftonin. Duhet të mësohemi të luajmë edhe kur stresi është në maksimum". Elozhi për Shkrinjar lind nga kjo logjikë: "Ai këto koncepte i ka në kokë. Dhe ka personalit­etin e karakterin e duhur për t'i vënë në punë. Ka ardhur momenti që

të merren përgjegjës­i. Ndonjëherë mjafton aksioni i duhur për të fituar një ndeshje. Me Napolin rastisi një goditje këndi në minutat shtesë, por në zonë ndodheshin vetëm katër lojtarë tanët. Ishte rasti i fundit...". Nuk e thotë haptas, por mendja i shkon te goli

i Dibalës në "Olimpico", në shtesë të plotë.

LIMITE DHE DUEL - Trajneri i zikaltërve merr frymë lirisht kur i kujtojnë që në tri ndeshje kundër Juves e Napoilt nuk ka humbur asnjërën dhe nuk ka pësuar gol: "E megjithëse kemi luajtur në

maksimumin e mundësive tona, nuk kemi mundur të fitojmë". Maksimumi i Interit, pra, vlen një barazim kundër të mëdhave, i qartë koncepti? Juve e Napoli kanë vlera të ndryshme. Dhe do garojnë për titullin deri në fund: "Titulli mbetet ende për t'u caktuar. Napoli ndoshta nuk po kalon momentin më të mirë, por është solid. Sarri ka kryer një punë të shkëlqyer. Ndër të tjera, kalendari nuk më duket të jetë në favor të Juves. 'Axurrët' duhet të përballet me Milanin e më pas ka ndeshjen direkte. Një mundësi e madhe për të rihapur gjithçka".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania