Panorama Sport (Albania)

Juve-Atalanta, Hysaj i kërkon “nder” Berishës

Penalltitë bëhen çështje, Alegri "ndëshkon" Dibalën

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Idashur Etrit! Të lutem, bëj gjithçka që të nda let Juventusi. Shoku yt, Elseid! Kjo do të ishte letra që Elseid Hysaj mund t'i dërgonte mikut të tij, Etrit Berisha në prag të ndeshjes Juventus-Atalanta. Për të mbajtur ende gjallë ëndrrën e Napolit për titullin kampion, bardhezinj­të nuk duhet të fitojnë në ndeshjen e sotme kundër ekipit të portierit shqiptar. Ky i fundit e di mirë si ndalen bardhezinj­të, pasi në ndeshjen e parë priti penallti ndaj Dibalës dhe sfida përfundoi 2-2. Në rast se "Zonja" do të fitojë sot, do të thellojë diferencën me Napolin në 4 pikë dhe objektivi i Hysajt për titullin kampion do të merrte një goditje të madhe. Objektiv, i cili është në duart e Etrit Berishës. Ndeshja mes Juventusit dhe Atalantës do të luhet sot në orën 18:00 dhe gardiani kuqezi është titullar.

Penalltitë - Penalltitë janë një çështje shumë e diskutuar në shtëpinë e Juventusit. Xhanluixhi Bufon ka thënë se këtë sezon do të ketë 55 të tilla në dispozicio­n gjatë këtij viti, ndërsa Alegri pranon se nuk është viti i bardhezinj­ve nga pika e bardhë. Goditjet nga 11metërshi po shndërrohe­n në makth për "Zonjën". Nga 9 penallti të goditura, vetëm 5 kanë përfunduar në rrjetë. Njërën prej tyre e ka shënuar Pjaniç, ndërsa 8 të tjerat janë ndarë mes dy sulmuesve argjentina­s, të cilët kanë gabuar 4 në total. E fundit ndodhi të dielën kundër Udinezes. Gabimi i Higuainit nuk influencoi në rezultatin final të ndeshjes, por sigurisht që hapi një debat që nuk i pëlqen aspak trajnerit Alegri. Madje, ky i fundit ka vendosur që sa herë të ketë 11metërsha, në pikën e bardhë do të prezantohe­t Paulo Dibala. Askush tjetër. Vetëm kur të mungojë ai, do të merret një vendim gjatë ndeshjes. Alegri nuk ka ndërmend ta tërheqë pas vendimin që ka marrë. Në fundin e ndeshjes JuventusUd­ineze, e cila shërbeu për të parakaluar Napolin nuk donte të bënte polemika në publik për të tërhequr vëmendjen e lojtarëve të tij, por e theksoi se Dibala është goditësi i penalltive. Alternimet me Higuainin (kur shënon njëri, penalltinë e godet tjetri), nuk i pëlqejnë aspak numrit një të pankinës bardhezi. Ai do që penalltitë t'i godasë Dibala.

 ??  ?? Hysaj dhe Berisha duke festuar fitoren në Portugali
Hysaj dhe Berisha duke festuar fitoren në Portugali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania