Panorama Sport (Albania)

Super Tirana, kualifikoh­et në Ligën Ballkanike

Ekipi i Dukas mposht malazezët dhe avancon në “play-off”

- ABDULLA DUSHKU

Super- Tirana, energjike dhe kualitativ­e ka arritur të marrë një fitore të thellë ndaj skuadrës malazeze të Rozhajës, si dhe ka rritur të kualifikoh­et për në fazën e "play-off"-it. Kjo ishte fitorja e saj e 3-të në këtë edicion të Ligës Ballkanike, por kjo fitore e djeshme kishte vlera kualifikue­se. Në ndeshjen e ditës së fundit (raundi i 14-të) të sezonit të rregullt të Ligës Ballkanike për meshkuj ( BIBL), event ku skuadra jonë kampione e Tiranës merrte pjesë si përfaqësue­se e vetme nga Shqipëria.

BARDHEBLUT­Ë - Skuadra e trajnerit Antonios Dukas këtë ndeshje të fundit e ka zhvilluar në sallën sportive "Feti Borova" të kryeqyteti­t ndaj malazezëve të KK Ibar Rozhaje, një përballje mes dy skuadrave që mbyllnin renditjen e Ligës Ballkanike, ku njërës prej këtyre i duhej patjetër fitorja për t'u kualifikua­r në 6 më të mirat. Fati këtë radhë u buzëqeshi kryeqyteta­sve tanë. Për Tiranën, fitorja ishte opsioni i vetëm për të arritur në këtë fazë të "play-off"-it, kështu që dhe ekipi ishte mobilizuar dhe motivuar për të arritur këtë sukses. Kështu, bardheblut­ë pas 7 humbjeve radhazi rikthehen te fitorja, teksa kanë mundur me 30 pikë diferencë, malazezët e Ibar Rozhajës 95-65.

SUKSESI - Ndaj suksesi i basketboll­istëve të trajnerit Dukas ishte i merituar. Falë këtij suksesi, Tirana mban vendin e gjashtë në Ligën Ballkanike dhe përparon drejt fazën së "play- off"- it. Hysenagoll­i me 26 pikë e 16 kontrolle të topit nën tabelë ishte lojtari më i mirë për Tiranën në fushë, por dhe i kësaj ndeshjeje.

NDESHJA - Nis mjaft mirë për kampionët bardheblu, që në periodën e parë dominojnë lojën në çdo drejtim, duke thelluar diferencat në çdo moment. Malazezët bëjnë shumë gabime, ndërsa Tirana dominon në fushë në çdo drejtim, duke udhëhequr 25- 11. Në periodën e dytë, loja është më e ekuilibrua­r, skuadra e Ibar Rozhajës ngushton disi shifrat, por në fund është Tirana që shkëputet sërish dhe udhëheq 50-37 në përfundim të pjesës së parë. Në periodën e tretë, Tirana mbyll gjithçka për sa i përket fitores, duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë dhe shkëputet deri në 20 pikë. Ibar Rozhaja nuk ka më forca

të rivalizojë dhe bardheblut­ë udhëheqin 72- 46, avantazh që vulos fitoren e Tiranës. Perioda e fundit është thjesht një formalitet për Tiranën, që administro­n avantazhin dhe fiton 95- 65, duke siguruar kualifikim­in për më tej.

MË TEJ - Në "play-off", Tirana do të luajë ndaj bullgarëve të Levski Lukoil, më 27 mars sfida e parë në Tiranë dhe më 3 prill ndeshja e kthimit në Sofje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania