Panorama Sport (Albania)

Vllaznia tremb Partizanin, sherr për 1 pikë në Vlorë

Flamurtari barazon me Kamzën, Duro: Jorgji na mohoi fitoren

- ADMIR URUÇI

Vllaznia e Partizani e mbyllën në bara zim përballjen e djeshme që u luajt në stadiumin "Loro Boriçi". Për vetë rezultatin, nul, që mund të mos i bëjë punë asnjërës prej dy skuadrave, por edhe për lojën e zhvilluar, pozitiv duhet konsiderua­r fakti se nuk u shpenzua që ndeshja të luhej nën dritat e prozhektor­ëve të stadiumit. Fitimi nga ku takim konsideroh­et kursimi në faturën e dritave. Rezultate e tjera të kësaj jave bënë që pika të mos u bëjë punë dy ekipeve, ndonëse Vllaznia ruajti distancën me Teutën. Partizani ka zbritur sërish në renditje dhe nga një pikë larg vendit të tretë, që të dërgon në Europë, distanca është thelluar në tre. Vllaznia mori një pikë duke ruajtur pozitat në renditje, por ethet "e ftohta" mbeten prezente. Paraqitja e mirë e Partizanit të Dalipit ndaj Luftëtarit mbeti thjesht një shkëndijë, pasi u frenuan në Shkodër. "Demat" vijojnë të mos kenë stabilitet në ecurinë e tyre. Për shkak të përqendrim­it të lojës në mesfushë dhe lëvizjeve të avashta e pa fantazi, pjesa e parë ishte e vakët dhe me pak raste për shënim. Pjesa e dytë nisi më mirë për miqtë, që patën 2- 3 mundësi për shënim, por të vetëm me portierin Sherri gabuan dhe në fund skuadrat ndajnë nga një pikë dëshpërimi.

P ESA E PA - Të dyja ekipet vinin pas rezultatev­e pozitive në këtë takim dhe, si trajneri Gjoka, por edhe Dalipi, u besojnë të njëjtëve lojtarë, përjashtim bën Orelesi te Vllaznia i pezulluar nga kartonët. Pjesa e parë nuk shfaqi emocione, ndonëse luhej në kushte të mira. Dukej qartë që ngarkesa e kalendarit i ka rënduar këmbët e të dy skuadrave. Rastet janë me pikatore në të dyja portat, por edhe kur ndodhin, vijnë si rezultat i gjuajtjeve nga distanca. Sukaj u mundua, por gjuajtjet e tija ishin pa problem për Alban Hoxhën. E njëjta gjë ndodhi edhe me tentativat e Asanit e Trashit te Partizani.

P ESA E D - Gjoka dhe Dalipi u besojnë të njëjtëve lojtarë edhe në startin e pjesës së dytë. Ky fraksion nis me një ritëm më të lartë, kjo për meritë të Partizanit që e rrit theksin sulmues duke krijuar disa raste. Në minutën e I7-të, porta shkodrane shpëton për mrekulli, pasi Bardhi nuk arriti të finalizont­e asistin e Prognit, kjo edhe për meritë të portierit Sherri. Dy minuta më pas, portieri shkodran ndal edhe gjuajtjen e Malës. Pas minutës së W0-të nis seria e ndërrimeve, ku fillimisht Asani i lë vendin Lukasit te

Partizani. Gjoka duhet të bëjë shumë shpejt dy zëvendësim­e të detyruara, pasi Berisha dhe Gocaj dëmtohen, duke ua lënë vendin Pjeshkës dhe Gurishtës. Ndërsa në minutën e W3të, Çinari i lë vendin Kalasë për të dhënë më shumë impuls në fazën sulmuese. Në

minutën e W7-të, Trashi ka një mundësi, por pret portieri shkodran. Kundërpërg­jigjen shpjet vendësit, por portieri Hoxha ndal pasimin që Lika dha për Kalanë. Në minutën e 77-të, Mala i lë vendin Kulumit. Në minutën e 8[-t, Trashi kopjon rastin e Bardhit në

fillim të kësaj pjese. Mesfushori pranë portës dhe i pa markuar shpërdoron asistin e Bardhit. Në tri minutat e fundit, në fushë hyn edhe Çani në vend të Bardhit, por gjithçka mbyllet në shifrat 0- 0, ndonëse të kuqtë dominuan me raste në pjesën e dytë.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: F. Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania