Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Bajerni, leksion turqve edhe në shtëpi

Gjermanët kualifikoh­en në çerekfinal­e me një 8-1 ndaj Beshiktash­it, Hejnkes vendos rekord

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Duhej të ishte një shëtitje, ose pothuajse! Dhe kështu rezultoi. Bajerni i Mynihut, pas uraganit 5- 0 në ndeshjen e vajtjes, fundos Beshiktash­in edhe në "Vodafone Arena": 3-1 rezultati final. Dhe ndeshjen e vendosën një gol i Tiago Alkantarës në minutën e 18-të (i cili 17 minuta më vonë tremb Hejnkesin, duke lënë fushën i dëmtuar). Një autogol i Gënyl në minutën e parë të pjesës së dytë dhe një gol me kraharor i sulmuesit Sandro Vagner në fundin e ndeshjes (goli i tij i parë në Champions), shuajnë flakët e "ferrit të Bosforit" dhe zhurmën e stadiumit më të frikshëm të Europës (zhurma arrin deri në 140 decibel). Për ta zbutur humbjen në shtëpi të turqve, mendon Vagner Lov. Në minutën e 59- të, braziliani shfrytëzon një gabim të David Alabës dhe në rënie e sipër mposht Ulraishin me të majtën. Bajerni fluturon në çerekfinal­e pa asnjë dyshim, duke e mposhtur kundërshta­rin me rezultatin e përgjithsh­ëm 8-1.

PROTAGONIS­TËT - Trajneri i bavarezëve, Jup Hejnkes e merr seriozisht edhe ndeshjen e kthimit, duke u prezantuar në fushë me një rrotacion të lehtë: kursen Kimish (në vend të talentit gjerman luan veterani Rafinja) ndërsa Riberi përbën tridhëmbës­hin e sulmit me Levandovsk­in dhe Mylerin. Gynesh, i pamposhtur në shtëpi prej 6 ndeshjesh në Ligën e Kampioneve, 39 nëse do të konsideron­im edhe ato në kampionat, duhet t'i bëjë llogaritë pa Vida, Pepen dhe Tosiç në mbrojtje dhe i lind detyra për ta riorganizu­ar edhe njëherë repartin e prapavijës. Në qendër të mbrojtjes thërret Geri Medelin (ish-interisti bën një ndeshje të mirë) së bashku me Ujsal. Braziliani Vagner Lov kërkon të çajë mbrojtjen gjermane, duke detyruar Humelsin dhe Boatengun të luajnë ashpër (ndëshkohen që të dy me karton). Bajerni që nuk e mban as topin (49%), e mbështet lojën e tij kryesisht nga krahët: Rafinja dhe Alaba janë lokomotiva­t dhe Myler dhe Riberi gjithnjë të hidhur përpara porte. Pak jashtë ritmit duket Levandovsk­i. Sulmuesi polak, autor i 14 golave në 16 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampioneve, neutralizo­het nga Medel dhe zëvendësoh­et nga Sandro Vagner. Me këtë sukses, Jup Hejnkes arrin fitoren e 11-të radhazi në Champions (mes sezonit të tripletës 2012-13 dhe këtij) dhe vendos rekord, duke kaluar Karlo Ançelotin dhe Luis Van Galin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania