Panorama Sport (Albania)

SkandaliSk­andali në Lushnjë,Lushnjë, kapiteni:kapiteni: ArbitriArb­itri nana thatha “Mos festonifes­toni kot,kot, dodo fitojëfito­jë Laçi...”!Laçi...”!

Maskarada me xhaketat e zeza, kryesori Ferhataj: Po Rexhinaldo pse s'na mbaroi punë

- ALBAN ALUSHI

Në 24 javë të Kate gorisë Superiore që ishin luajtur deri dje, arbitrat janë kontestuar nga klube, trajnerë, presidentë dhe kapitenë për verdikte të padhëna, për arbitrime tendencioz­e dhe për vendosje rezultates­h. Mirëpo, që skandali të kompletohe­j me të gjithë parametrat, u desh e 25-ta javë kur një prej arbitrave të Superiores të denoncohej hapur nga vetë lojtarët dhe aktorët e garës për vendosje dhe paracaktim të rezultatit. Skandali ka qenë kryesori i ndeshjes Lushnja-Laçi, i cili u ka thënë lojtarëve vendës që e kanë të kotë vazhdimin e ndeshjes. Klubi i Lushnjës ka denoncuar publikisht trajnerin Olsid Ferhataj, i cili u ka thënë futbollist­ëve verdhejesh­ilë se është e kotë festa, pasi ata kishin gjetur golin e avantazhit me anë të Brunild Pepës. Vetë trajneri i Lushnjës, në deklaratën e dhënë për "Super Sport", ka deklaruar se lojtarët i kanë treguar shprehjen e arbitrit kryesor.

Dritan Çuko - "Pjesën e parë ishim në ekuilibër dhe mendoj se arritëm të luanim mirë dhe të mbyllnim hapësirat. Më pas gabuam te goli i dytë i Laçit dhe kjo ndikoi edhe në rezultatin final të takimit. Kishim dhe një episod gjatë lojës, pasi arbitri kujton se Lushnja ka rënë. Arbitri u thotë lojtarëve tanë pasi barazuam, ' pse festoni ju?'. Edhe një top që humbi Rexhinaldo, tha: 'Nuk e bëri ky, të mbaronim punë?'. Përderisa arbitri thotë këto gjëra, më mirë të na thonë t'i lëmë në tavolinë këto ndeshje", është shprehur fillimisht trajneri i verdhejesh­ilëve. Çuko nuk është ndalur dhe i pyetur nëse do të nxisë lojtarët e tij të dëshmojnë në Komisionin e Etikës për këtë rast, ka vijuar: "Mua m'i thanë sportistët këto gjëra. Po, absolutish­t do t'i nxisja ata të tregonin edhe përballë Komisionit të Etikës ato që më thanë mua", ka deklaruar Çuko, ndërsa për ndeshjen ka pranuar se mungesa e Sefës dhe dëmtimi i disa lojtarëve e bën thuajse të pamundur për Lushnjën që të bëjë më mirë.

Xhaketat e zeza - Katër ditë më parë ishte Kridenc Meta, i cili zhvilloi një nga arbitrimet më të dobëta dhe më të dyshimta. Në përballjen mes Laçit dhe Flamurtari­t kishte episode flagrante të dëmtimit të skuadrës mike dhe favorizimi­t të Laçit me penalltinë e

akorduar, faulle dhe mosndëshki­me në dëm të vendësve apo edhe për shumë aksione që nuk i janë finalizuar Flamurtari­t, duke u ndalur me vërshëllim­ën e kryesorit. Gjykimi i tij ishte një tjetër kambanë e fortë alarmi për gjendjen e gjykimit në

vendin tonë dhe për protagoniz­min që kanë marrë xhaketat e zeza për vendosjen e rezultatev­e të takimeve. Si të mos mjaftojnë vendimet për të cilat gjyqtarët marrin mbi vete përgjegjës­inë e paracaktim­it të rrjedhës së ndeshjeve, futbolli shqiptar kalon edhe situata ku pa as më të voglin dyzim, kryesori shpreh pakënaqësi­në kur nuk vendoset ndeshja shpejt. Gjithashtu, ju bën qartësisht me dije lojtarëve që duhet të humbasin, sipas planeve të tij, që të mos shpenzojnë kot energji për të luajtur dhe për të festuar një gol… të pavlerë.

 ??  ?? Trajneri Trajneri Dritan Dritan Çuko: Çuko: I I nxis nxis futbollist­ët futbollist­ët të të dëshmojnë dëshmojnë në në Komisionin Komisionin e Etikës Etikës për për arbitrin arbitrin Olsid Olsid Ferhataj Ferhataj LUSHNJA-LAÇI 1-3 Çast nga ndeshja e djeshme
Trajneri Trajneri Dritan Dritan Çuko: Çuko: I I nxis nxis futbollist­ët futbollist­ët të të dëshmojnë dëshmojnë në në Komisionin Komisionin e Etikës Etikës për për arbitrin arbitrin Olsid Olsid Ferhataj Ferhataj LUSHNJA-LAÇI 1-3 Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ??
 ?? FOTOT: A.Alushi ?? Moment nga ndeshj e djeshme
FOTOT: A.Alushi Moment nga ndeshj e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania