Panorama Sport (Albania)

Arsenal-Milan, Gatuzo: Do kopjojmë Sevijen

Trajneri: S'jemi favoritë, por trofeu është një objektiv

-

Arsenali pret sot në ora 21: 05 Milanin në ndeshjen e kthimit për fazën e 1/8-ave në Ligën e Europës. Pas rezultatit të ndeshjes së parë, "Topçinjtë" janë me një këmbë në turin tjetër, por në Londrën lindore "kualifikim" është një fjalë e ndaluar. Vazhdimësi, është kjo fjala kyçe për Arsen Venger, i cili dje duke folur në konferencë për shtyp deklaroi: "Është thelbësore të fitosh, e sidomos kur je në një moment vështirësi­e. Fitoret shtojnë shanset për fitore në ndeshjen pasardhëse. Nuk është asnjëherë e lehtë ndaj do të përpiqem të hedh në fushë formacioni­n më të mirë që mund të na sigurojë fitoren". Arsenali, ashtu si edhe Milani nuk janë në pozita të favorshme për të siguruar Champions-in nëpërmjet klasifikim­it në kampionate­t respektive. Fitimi i Ligës së Europës vlen për një biletë në atë të Kampioneve me Arsen Venger që tregoi edhe këndvështr­imin e tij: "Të gjithë duan të luajnë gjithmonë në "Champions". Liga e Europës është gjithashtu një kompeticio­n joshës. Milani, Atletiko e Madridit, Borusia e Dortmundit dhe ekipet franceze e bëjnë edhe më shumë interesant­e. Përpos trofeut final, shpërblimi është edhe një vend në Ligën e Kampioneve, ndaj kualifikim­i është një faktor tejet i rëndësishë­m për të ardhmen tonë". Fitorja në ndeshjen e parë i bën "Topçinjtë" favoritë jo vetëm për kalimin në fazën tjetër, por edhe për trofeun. Venger nuk pranon të tilla epitete, teksa për mediat e pranishme në konferencë­n e tij sqaroi: "Ne favoritë? Nuk jemi të vetmit, megjithatë kjo nuk na bën fitues në mënyrë automatike. Ndaj Milanit, si edhe ndaj çdo ekipi tjetër duhet të paraqitemi në mënyrën e duhur duke dhënë maksimumin. Liga e Europës është më e komplikuar sesa mendohet ndaj duhet të bëjmë kujdes që nga minuta e parë e çdo takimi". Në fund edhe një shpjegim për të ardhmen e Xhek Uilsher, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe përflitet për një kalim te Milani. "Për mua kontrata e tij ka pak rëndësi tani. I kemi bërë një ofertë dhe presim përgjigje".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania