Panorama Sport (Albania)

Juventusi nuk e fal Berishën, tani +4 nga Napoli

Vendosin Higuain e atuidi, miqtë embyllin me 10-të veta

- Përgatiti: LEDIO NASE

Dhe "arratisja" ka ni sur: "Donja" thyen Atalantën falë golave të Higuain e Matuidi (nga një për pjesë) dhe shkëputet E4 pikë nga Napoli, me përballjen direkte që do luhet në Torino. Në ndeshjen e prapambetu­r të javës së 26- të, ndaj zikaltërve (e shtyrë prej dëborës së dendur të dy javëve më parë). Bergamaskë­t shfaqin dëshirë dhe grintë, megjithatë e mbyllin ndeshjen me zero goditje në kuadrat.

PIPITA GOL - Ndeshje, ajo e mbrëmjes së djeshme, me intensitet fantastik: e përballur, nga të dyja skuadrat, me fytyrë të hapur. Aksione të njëpasnjës­hme që mbajtën të lartë emocionin tifozëve të pranishëm në shkallët e "Allianz Stadium". Atalanta nuk u fal asgjë të zotëve të shtëpisë, në kërkim të pikëve për të mos humbur terren nga vendet e rëndësishm­e të klasifikii­mit. Por, Juventusit ato pike duhen për t'u shkëputur më tej nga Napoli. Dhe "Donja" godet, në të 29-tën: bardhezinj­të nisen në kundërsulm drejtuar nga Duglas Kosta pas topit të humbur nga formacioni i Atalantës. Mesfushori brazilian shfrytëzoi fushën e gjerë të veprimit të lejuar nga Atalanta dhe pasoi për Higuainin: kontroll i bomberit argjentina­s, që godet në diagonale portën e mbrojtur nga Berisha dhe dërgon Juventusin në avantazh. "F rerët" e lojës i merr skuadra e Alegrit, ndërsa bergamaskë­t, për t'i mbajtur larg zonës, ushtruan presing të avancuar. Skuadrat, ndërkaq, u drejtohen dhomave të zhveshjes me rezultatin në favor të foramcioni­t vendas (1-0).

E ASIST - Me rikthimin në fushë, ritmi i ndeshjes nuk ndryshon. Dibala, nga e djathta, driblon drejt qendrës dhe "shkarkon" një të majtë "të hidhur" në shtyllën e dytë:

bllokon Berisha, jo me pak mundim. Etriti do bëjë një gjysmë- mrekulli disa momente më vonë kur, kalon vetveten duke devijuar një goditje të Duglas Kostës nga 16 metrat. Por, portieri i Kombëtares nuk arrin t'i bëjë asgjë Matuidisë, në të 81-tën (dy minuta përpara aksionit-gol, Mançini merr të verdhin e dytë, që pasohet nga G kuqi, për një faull pranë zonës së Etritit, në dëm Kielinit):

frencezi, i shërbyer nga Higuain (dhe i pamarkuar në zonë) shënon rrjetën e sigurisë, i vetëm përballë kuadratit. Në të njëntin aksion, arbitri Mariani ndëshkon me karton të verdhë Benatia e De Run: përleshje në zonë. Në superiorit­et numerik dhe me dy gola në avantazh, "Donja" menaHhon rezultatin deri në përfundim. Nën këngën e tribunës bardhezi, kryesuesit nisin mini-shkëputjen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania