Panorama Sport (Albania)

Luftëtari përmbys Kukësin, Teuta e bën dramë

Abazaj spektakola­r, kampionët “zhduken” në pjesën e dytë

- TOMOR SHEHU

Kristal Abazaj vazhdon të jetë deciziv për Luftëtarin. Edhe pse dje ishte në rolin e tij jo natyral për të bërë sulmuesin kryesor, ia doli që të ishte i rrezikshëm në çdo moment dhe të shënonte edhe një eurogol në pjesën e parë. Pas ndeshjes së djeshme, lojtari më i mirë në fushë u shpreh: "Më vjen mirë që gjeta...

Luftëtari rikthehet menjëherë te fitorja. Humbja me Partizanin fundjavën e kaluar është harruar menjëherë. Bluzinjtë kthehen në identitet dhe bëjnë që disfata me të kuqtë të mbetet një mirazh i keq. Dje, në Gjirokastë­r përballë Kukësit, Luftëtari bën një paraqitje spektakola­re dhe fiton me përmbysje 2-1. Një pjesë e parë jo në nivelin e duhur, ku vendësit nxjerrin vetëm golin e barazimit, ndërsa në fraksionin e dytë "vallëzojnë" në fushë ashtu si në shumicën e takimeve të këtij sezoni. Miqtë nuk e ruajnë dot avantazhin që gjetën me Gurin, ndërsa në pjesën e dytë ishin inekzisten­të. Trajneri i gjirokastr­itëve, Hasan Lika, fiton edhe bastin me veten, ku në fushë bën disa ndryshime.

NDESHJA - I zhgënjyer nga paraqitja e disa prej titullarëv­e në sfidën me Partizanin, Lika ul në stol Ruçin, Beqirin dhe Lamçen. Portieri grek Athanaspol­uos e nis nga minuta e parë, ndërsa në mbrojtje, në vend të Beqirit, është Rrapa i rikthyer që, së bashku me Jakovljevi­çin, përbëjnë dyshen e qendrës. Ndërsa në sulm, në krah të djathtë luan Minga, kurse Abazaj bën pykën pas paraqitjes së dobët të Lamçes në sfidën e kaluar. Loja nis e kujdesshme me të dyja skuadrat që nuk rrezikojnë shumë. Me kalimin e minutave është Kukësi që fiton terren dhe nis të sulmojë nga krahët. Dhe goli nuk do të vonojë. Në minutën e 23të, Dzaria shërben saktë mes dy mbrojtësve vendës për Kalenë, i cili pason po mes dy mbrojtësve të Luftëtarit për Gurin në zonë që devijon menjëherë topin dhe 0-1. Pjesa e parë mbyllet me aksionin më të mirë të vendësve, të cilët gjejnë edhe golin e barazimit. Aksion perfekt dhe më i miri për Luftëtarin deri në këtë minutë, gjë që sjell edhe golin e barazimit. Ramadani shmang një lojtar mik dhe pason për Mingën që shërben shkurt për Rrocën, i cili vertikaliz­on Abazajn në zonë që, i vetëm përballë Koliçit, godet me parabolë dhe 1-1. Pjesa e dytë nis me një Luftëtar më agresiv dhe kërkues. Fillimisht është Abazaj që humbet një rast të mirë, ndërsa në të 52-ën, Rroca është i pafat, pasi topi i goditur prej tij ndalet nga shtylla. Luftëtari dominon në fushë dhe duket se goli nuk

do të vonojë. Në të 64-ën është Xhekson që rikuperon një top në mesfushë dhe avancon në të majtë duke krosuar në zonë, ku fillimisht Minga devijon me finte dhe më pas është Liçaj që godet saktë me kokë dhe 2- 1. Edhe pse në avantazh, vendësit luajnë më

mirë, ndërsa Kukësi nuk duket fare. Trajneri Lika kujdeset që të ruajë rezultatin dhe hedh në fushë lojtarë mbrojtës si Rrapo, Demo dhe Beqiri duke larguar Rrocën, Abazajn dhe Mingën. Kukësi krijon rastin e vetëm në pjesën e dytë në minutën e 82-të, kur

pas një krosimi nga e majta është Kale në zonë që godet, por topi ndalet nga shtylla. Në minutat e fundit, miqtë mundohen të barazojnë, por në 2 tentativa që bëjnë, goditjet janë për t'u harruar. Në këtë mënyrë, Luftëtari merr një fitore me shumë vlera.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania