Panorama Sport (Albania)

Pepa nuk mjafton, Laçi përmbys Lushnjën me tre gola

-

Parashikoh­ej e lehtë në letër dhe e tillë rezultoi sfida në "Roza Haxhiu" të Lushnjës. Laçi ecën në ritmin e fitoreve. Pas 4-2, ndaj Flamurtari­n vjen një 3-1, në Lushnjë. Humbja e thellë në Korçë duket si një kohë e largët. Skuadra e drejtuar nga Mezani është vetëm -3 nga vendi i dytë dhe Europa është shumë pranë. Lushnjarët regjistroj­në humbjen e shtatë radhazi dhe tashmë humbjet janë një praktikë e skuadrës së vendit të fundit.

PËR HERË TË PARË - Verdhejesh­ilët janë pa Sefën, të dëmtuar në seancën e fundit stërvitore para Laçit. Për herë të parë në këtë kampionat, goleadori i Lushnjës mungon një ndeshje të plotë. Ka dhe një debutim. Për herë të parë luan me verdhejesh­ilët kapiteni i skuadrës së të rinjve, Marius Korreshi. Çuko e ka lënë 90 minuta. Trajneri i Lushnjës luan përpara me Pepën dhe sulmuesi lushnjar shpërblen gjithçka, duke shënuar golin e avantazhit për vendësit. Është goli i parë në kampionat për Pepën dhe për herë të parë Lushnja shënon e para në stadiumin "Roza Haxhiu". Është java e 25-të! Goli i entuziazmo­n lushnjarët.

REAGON LAÇI - Kurbinasit konfirmojn­ë vështirësi­të e fillimit. Edhe fatin e keq në shtyllën e Uzunit, në një aksion spektakola­r të beratasit. Menjëherë hidhen në pjesën e dytë të fushës dhe barazimi vjen i shpejtë. Brenda gjashtë minutash. Një pasiguri e mbrojtjes vendëse dhe Uzuni barazon me kokë, në zonën e Spahos. Rexhinaldo dhe Uzuni mbeten më të rrezikshmi­t te Laçi, por Lushnja arrin të rezistojë në pjesën e parë dhe arrin të mbyllë në barazim këto 45 minuta. ME 10 LOJTARË - Kurbinasit hyjnë me një tjetër qasje në fushë për 45 minutat e mbetura. Mezani fut në lojë Xhixhën që menjëherë jep efektin e duhur. Uzuni realizon përmbysjen dhe Laçi duket se ka bërë të vetën ndeshjen. Alushi merr kartonin e dytë të verdhë, për një faull ndaj Uzunit në mesfushë dhe Lushnja mbetet me 10 lojtarë. DOMINIMI - Në epërsi të një goli dhe me një lojtar më shumë në fushë, kurbinasit kontrolloj­në gjithçka me lehtësi deri në fund. Skuadra është e këndshme nga pikëpamja e pasimeve dhe e qarkullimi­t të topit. Mezani sulmon edhe me mbrojtjen sipër, duke nxjerrë në pozicione shënimi Frangajn. Por, ai që shënon është Qaqi. Laçi vijon të krijojë shumë përpara portës lushnjare dhe nën dominimin bardhezi mbyllet takimi. Me pikë në kasafortë, djemtë e Mezanit qarkullojn­ë topin pa ndikuar në rezultat, ndoshta duke kursyer energji të çmuara për sfidën e së dielës me Kamzën. Tashmë, në ndjekje të Kukësit të vendit të dytë që është vetëm tri pikë larg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania