Panorama Sport (Albania)

Hoxha akuzoi: Shulkundër­hyn te arbitrat

-

Arsen Hoxha, ish- gjyqtari i shquar shqiptar me stemën e FIFA-s dhe më pas ish-drejtues në sektorin e arbitrimit në FSHF, ka qenë tepër kritik me episodet e ndodhura së fundmi në futbollin shqiptar, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë sërish vendimet e gabuara të xhaketave të zeza tha për "Panorama Sport": "Duket qartë se në vazhdimësi do të shikojmë arbitra arrogantë, të përdorur që do të abuzojnë me të drejtën arbitrare për të plotësuar dëshirat e shefave apo edhe të tyret personale. Të them të drejtën, shpeshherë më ka bërë përshtypje qëndrimi, mimika dhe gjestet e tyre. Ata kanë qenë shpërfillë­s ndaj interesave të sportdashë­sve, sportistëv­e dhe drejtuesve të tyre. Arbitri Kridens Meta mund të merret pa dyshim si përfaqësue­si më i zellshëm i këtij grupi arbitrash, që me arrogancë përdorin standarde të ndryshme gjykimi. Kam bindjen se nëse një ditë zoti Ilir Shulku në detyrën e ish-Shefit të Garave dhe aktualisht në detyrën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të FSHF-së, do të vendosë të bëjë një shkrim mbi përdorimin e arbitrave nga zyrtarët e tyre dhe mënyrën e zgjedhjeve të të gjitha kategorive të organizuar­a në FSHF, fatmirësis­ht nuk do t'i dalë një shkrim i thjeshtë, por një roman me shumë fletë...

Sekretari

Pas intervistë­s së ish-dizenjator­it të arbitrave në FSHF, Arsen Hoxha, i cili etiketoi edhe Sekretarin e Përgjithsh­ëm të FSHF-së, gazeta kontaktoi me Ilir Shulkun, për të marrë prej tij një reagim në lidhje me akuzat, por ky i fundit nuk pranoi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania