Panorama Sport (Albania)

Spaho: Arbitri na tha “pse festoni, kot që vazhdoni”

“S'më ka ndodhur në 20 vjet, Lushnjën e përdorin për qoka”

- OLSI TUJANI

Çdo ditë e më shumë, në futbollin sh qiptar, vëmendja është përqendrua­r tek arbitrimi. Madje, disa herë më shumë sesa vetë zgjedhjet që bëjnë trajnerët, cilësitë apo mangësitë e futbollist­ëve dhe ekstremist më shumë sesa cilësia e përballjes në fushën e lojës. Mirëpo, ajo që ka ndodhur dje në Lushnjë është një tjetër njollë e zezë e futbollit tonë. E thënë nga vetë aktorët që kanë qenë në fushë, bën që gjithçka të ketë kuptim për sjelljen e xhaketave të zeza në fushën e lojës. Kapiteni i verdhejesh­ilëve tregon episodet, në të cilat vetë kryesori ka bërë me dije fatet e takimit ende pa u luajtur as gjysma e ndeshjes. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", kapiteni Mikel Spaho tregon se si kryesori Olsid Ferhataj u ka thënë lojtarëve të Lushnjës pas shënimit të golit të parë se e kanë të kotë festën. "Pse festoni kot", është shprehur Ferhataj ndër të tjera, ka treguar Spaho për gazetën. Gjatë fjalës së tij, portieri i Lushnjës deklaron se gjyqtarët i shfrytëzoj­në ndeshjet për qoka apo edhe për të bërë çfarë të duan sipas planeve dhe interesave të tyre.

Si ishte ndeshja e sotme (dje) ndaj Laçit?

Unë po them që, nëse këta arbitra kanë vendosur që Lushnjën ta përdorin për qejfet e tyre, le ta përdorin. Nuk është se prish ndonjë punë. Ne do të luajmë futboll. Përderisa ne do të futemi në fushë, do të luajmë futboll. E dyta, nëse këta arbitra duan që ta prishin këtë kampionat, ata e kanë prishur me kohë në fakt këtë kampionat dhe nuk është hera e parë, le ta prishin dhe le ta bastardojn­ë fare. Unë po them që më mirë ne të luajmë një ndeshje me ata të rinjtë. Ditën e shtunë, kur kemi ndeshje me ekipet e Superligës, nuk po dalim fare dhe le ta marrin fitoren në tavolinë 3-0.

Po akuzoni arbitrat, por në këtë ndeshje a folët me gjyqtarin në fushë? Pasi lojtarët, e vetmja gjë që mund të bëjnë, është që të kërkojnë llogari për episodet që ndodhin aty…

Nuk folëm ne me arbitrin, por ishte vetë arbitri që foli me ne. Pas golit të

parë që shënuam ne, arbitri thotë "pse gëzoni?". Unë kam kaq vite, po bëj gati 20 vite në sport, që nga viti '99, nuk më ka thënë ndonjë arbitër deri më sot "pse po gëzoni?".

Në çfarë kuptimi "pse po gëzoni", pasi ju sapo

kishit shënuar gol?

Nuk e di! Arbitri e di këtë punë.

Çfarë ju tha tjetër?

"Pse po gëzoni? Është e kotë që vazhdoni".

E tha këtë frazë që sapo përmendët?

Po. "Është e kotë që vazhdoni". Tani, nëse këta duan që futbolli të vazhdojë sipas qejfeve të tyre ose sipas qokave që bëjnë këta, le ta vazhdojnë. Këta të bëjnë sikur arbitrojnë dhe ne të bëjmë sikur luajmë… Unë them se është më mirë që të na e thonë dhe të mos luajmë fare. Të bëjmë një ndeshje për qefin tonë, ne e bëjmë një ditë para dhe nuk po shkojmë më në stadium.

Mendoni se është momenti për t'u ankuar në federatë apo diku tjetër për këtë gjë që të marrë fund?

Gabimet e arbitrave, ne na kanë ndëshkuar që javën e parë të kampionati­t,

nuk është se po flasim sot. Sot është si puna e asaj anijes, e cila po fut ujë nga të gjitha anët. Dhe kur po fundoset, të gjithë mundohen që t'i vënë nga një gur dhe ta hedhin poshtë. Ata e kanë fundosur Lushnjën që në fillim. E kanë vendosur që kur bëjnë një ekip pa president, jo pa president sepse ne e kemi presidenti­n. Por, në Superligë mendojnë që duhet të kesh një president të fortë dhe një që mund t'i bëjë të gjitha dhe për ne është e kotë. Prapë, ne do ta respektojm­ë kampionati­n deri në fund, po ta them vetë dhe në emër të të gjithë lojtarëve që kemi në ekip. Por është e pamundur që të shikohet një ndeshje e bukur. Ne mundohemi e mundohemi, por është e kotë. Përderisa janë këto lloj arbitrash që na thonë "pse gëzoni, ose pse vazhdoni…". Ata e dinë vetë pastaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania