Panorama Sport (Albania)

“Më kënaq pika, por duhet të fitonim”

- KLEVIS DALIPI

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, pas ndeshjes, për "SuperSport" ka deklaruar se e kënaq pika e marrë në Shkodër, ndonëse të kuqtë i patën mundësitë për të fituar ndaj Vllaznisë.

Një fitore bindëse me Luftëtarin, por një barazim pa gola në Shkodër…

Jam i kënaqur nga loja që krijoi skuadra. Tentuam në pjesën e parë t'i ndëshkonim kundërshta­rët, por një pas i fundit mungoi. Gjithsesi, duke ditur që luanim ndaj një ekipi si Vllaznia, që i duheshin patjetër pikët, jam i kënaqur edhe me barazimin. Duhet të veçoj se e kontrollua­m mirë lojën, pasi kundërshta­ri nuk na rrezikoi fare, përveç një korneje ku rrezikoi disi. Kam besim tek elementët që kam në përbërje dhe besoj se do të arrijmë objektivin për këtë sezon.

Çani u hodh sërish në fushë, por këtë herë shumë pak minuta. Kur do të jetë gati të luajë nga fillimi?

Patjetër që do të ketë minutat e tij, por nuk mund ta krahasojmë me ndeshjen ndaj Luftëtarit sepse kërkohej patjetër rezultati sot, ndërsa me Luftëtarin ishte ndryshe. E dija që Vllaznia do të rrezikonte nga goditjet standarde, prandaj më duhej shtatlartë­sia e Çanit.

Fituat ndaj Luftëtarit, një skuadër që luan shumë më mirë, por u ndalët nga Vllaznia. Mund të bënit më shumë ndaj shkodranëv­e? Ndeshjet ndryshojnë nga njëratjera. Është më ndryshe kur luan ndaj një ekipi që i ka jetike pikët. Sot (dje) nuk mundëm t'i shfrytëzon­im ato raste që kishim sepse i kishim mundësitë edhe ta fitonim sfidën.

Pse nuk tentuat ta fitonit takimin me zëvendësim­et e bëra?

Ndërrimet u bënë për të përfituar nga goditjet standarde, por gjithashtu donim edhe të shfrytëzon­im vertikaliz­imet e Lukasit dhe Prognit. E dija që në minutat e fundit të takimit, Vllaznia do të hidhej në sulm për të marrë fitoren, ndaj hodha Kulumin në fushë që të kishim më shumë centimetra. Gjithsesi, tani duhet të shohim përpara sepse kemi më pak ditë për të përgatitur ndeshjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania