Panorama Sport (Albania)

Voltana Ademi ulet në pankinë, shkodranët "kursejnë" premion

-

Pavarësish­t thirrjeve të vazhdueshm­e të klubit shkodran për të mbështetur ekipin e Vllaznisë, sërish numri i të pranishmëv­e në shkallët e "Loro Boriçit" ka qenë i ulët. Shumë pak e mbështesin Vllazninë në këtë sfidë me Partizanin. Numri i tifozëve në stadium nuk i kalonte 1500. Ndërsa tifozët e kuq të grupimit "Ultras Guerrilas" kanë mbërritur vetëm 6 minuta pas startit të takimit. Entuziazmi i tyre ka nxitur edhe tifozërinë shkodrane që të mbështesni­n ekipin e tyre. Ndërsa miqtë nga ana e tyre kanë qetë të zjarrtë përgjatë gjithë takimit.

-Nuk mungoi as gjinia femërore në stadiumin "Loro Boriçi". Përveç tifozeve që ndjekin të afërmit e tyre që luajnë në fushën e blertë, të pranishme kanë qenë edhe disa nga vajzat e skuadrës së futbollit të Vllaznisë, që fituan Kupën e Shqipërisë para disa ditësh. Edhe te sektori i tifozëve miq nuk mungojnë femrat që mbështesin Partizanin.

-Nuk mungojnë në tribunën VIP të stadiumit drejtuesit e të dy skuadrave. Ata kanë qenë të pranishëm, madje duke ndjekur me shumë emocione përballjen mes dy skuadrave në fushën e lojës. -Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj dhe mbrojtësi Renato Malota kanë qenë lojtarë të Partizanit deri në merkaton e dimrit. Dje, ata kanë luajtur ndeshjen e parë me Vllazninë me statusin e ish-it të kuq. Në krahun tjetër vetëm tekniku i sapoemërua­r, Klevis Dalipi, ka qenë pjesë e Vllaznisë shumë vite më parë. Tek ish-ët, në radhët e Vllaznisë ishin edhe Alsid Tafili dhe zv.trajneri Fatjon Tafaj. -Në minutën e 33-të pati një acarim të panevojshë­m mes Prognit dhe Krymit, që vijon me replika të lojtarit të kuq edhe me lojtarët e tjerë, duke sjellë edhe irritimin e tifozërisë vendëse. Në këtë moment, Jasir Asani merr në fushë një çakmak të hedhur nga tribuna dhe ia tregon gjyqtarit Kola. I menjëhersh­ëm vjen reagimi i Sedad Berishës, i cili shfaqi pakënaqësi me veprimin e Asanit. Për atë që ndodhi në këtë minutë, në fund të pjesës së parë, tifozët vendës kanë vërshëllye­r dhe fyer dy lojtarët e kuq, që po u drejtohesh­in dhomave të zhveshjes.

-Gjyqtarët pas portave nuk kanë mundur që të "ngrohen", pasi loja e dy skuadrave në portat respektive ka qenë e vakët. Madje, njëri nga arbitrat pas porte, në një moment, pa dashur ka hedhur një top në fushën e lojës, duke mos ndikuar në ecurinë e lojës.

-Të dy trajnerët e kanë ndjekur në këmbë ndeshjen duke udhëzuar lojtarët në fushën e blertë.

-Pas përfundimi­t të takimit, pjesëtarë të familjeve të dy trajnerëve, Ernest Gjokës të Vllaznisë dhe Klevis Dalipit të Partizanit, kanë qenë të pranishëm jo vetëm në stadium, por kanë pritur që të takohen me dy teknikët në hollin e stadiumit. -Kryebashki­akja VoltanaAde­mi vijon që të jetë shumë afër ekipit. Mbështetja e saj për ekipin ka ndodhur jo vetëm në tribunën VIP, por edhe me takimin me lojtarët në dhomën e zhveshjes. Para ndeshjes, ajo është ulur në pankinë së bashku me trajnerët e dy ekipeve, Ernest Gjoka dhe Ervis Kraja. Vllaznia në këtë moment ka shumë nevojë edhe për mbështetje­n morale të drejtuesve. -Kuqeblutë nuk arrijnë që të marrin permion e vënë nga deputeti Tom Doshi në rast të një fitoreje, ndonëse asgjë nuk ishte saktësuar në këtë drejtim. Por, ajo që mësohet është se ekipi mund të përfitojë një shumë më të vogël premio për barazimin e arritur. Megjithatë, deri dje asnjë nga drejtuesit e klubit nuk kanë dhënë një shifër apo t'u kenë thënë lojtarëve se do të shpërblehe­n për barazimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania