Panorama Sport (Albania)

Shpërdoron Teuta, Skënderbeu nuk e fal

Korçarët e kanë të vështirë të motivohen, por s’mposhten

- DRILON XHEPOLLARI

Teuta nuk ka arritur të fitojë dot në shtëpi ndaj atij që mund të konsideroh­et si Skënderbeu më i dobët i ndeshjeve të fundit. Me një gol të shënuar në fillimin e pjesës së dytë nga pika e bardhë, të besuarit e Begejës kanë rezistuar deri në minutën e fundit të shtesës, kur edhe korçarët kanë barazuar pas një hutimi në mbrojtje të vendësve. Durrsakët nuk kanë mundur të shfrytëzoj­në ndalesën e Vllaznisë për t'iu afruar sadopak vendit të nëntë në klasifikim dhe vazhdojnë të jenë në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria. Ndërsa Skënderbeu do ta ketë shumë të vështirë që të motivohet në ndeshjet e radhës, duke parë diferencën prej 15 pikësh më vendin e dytë.

PJESA E PARË - Me dy skuadra të kujdesshme në fushë, fraksioni i parë i takimit është disi i mërzitshëm. Teuta mundohet të sulmojë me të gjitha forcat dhe Çyrbja kthehet në një shqetësim për mbrojtjen mike, megjithatë korçarët që shfaqen pa grintën e zakonshme në fushë dhe me eksperienc­ën që kanë mundohen ta mbajnë larg kundërshta­rin. Rastet për shënim janë me pikatore dhe gjuajtjet e Lajthisë apo Çyrbjes nga jashtë zone nuk vënë në provë portierin Shehi, që është i pashqetësu­ar. Ndërsa Gavazajt i mungojnë shpërthime­t e tij të zakonshme në krah. Për Teutën do të ketë edhe një lajm të keq në minutën e 45-të, pasi Çyrbja, një ndër më të mirët, do të largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi.

PJESA E DYTË - Me objektivin e vetëm për të marrë fitoren, durrsakët e nisin takimin në sulm. Beqja, në minutën e 47-të, në një dyluftim me Vangjelin, rrëzohet dhe kryesori Beqiri shumë pranë aksionit akordon 11metërsh. Ka protestë nga mbrojtësi korçar, megjithatë Hila nga pika e bardhë nuk gabon. Merr frymë qetësie Begeja, ndërsa Daja e ka të vështirë të motivojë futbollist­ët e tij dhe bën zëvendësim­et e rastit, që duhet thënë se nuk i japin ndonjë ritëm lojës. Gjithsesi, Soue në minutën e 66-të do të japë një asist për Xhejmsin, i cili përballë Moçkës gjuan fort, por ky i fundit arrin që grushtojë dhe të largojë rrezikun. Me kalimin e minutave, Teuta mendon më shumë për mbrojtjen, edhe pse Latif do të shpërdoroj­ë një mundësi që do të hipotekont­e fitoren. Në minutën e 79-të, një hutim i

mbrojtjes së Skënderbeu­t nxjerr sulmuesin përballë Shehit, por gjuajtja e tij është qendrore dhe "gardiani" i korçarëve arrin që të grushtojë. Dhe kur nuk shënon, pëson. Në minutën e fundit shtesë, atëherë kur dukej se durrsakët kishin siguruar trepikëshi­n që do të shtonte

shpresat për mbijetesë, vjen edhe goli i barazimit. Lilaj kroson nga këndi dhe Soue me kokë deivjon për Xhejmsin, i cili i harruar nga mbrojtësit vendës, të cilët ishin përqendrua­r te Soueja, arrin të vendosë baraspeshë­n dhe t'i japë skuadrës së tij një pikë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania