Panorama Sport (Albania)

“Kjo nuk ishte skuadra ime”

Daja: Mendojmë vetëm për ndeshjet, me çështjet e tjera merret klubi

- DRILON XHEPOLLARI

kënderbeu ka barazuar në minutat e fundit ndaj Teutës dhe për trajnerin Ilir Daja, kjo është një mënyrë për të shuar të gjithë zërat që kanë paragjykua­r ekipin e tij. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport", trajneri ka folur edhe për problemet me UEFA- n si dhe situatën e Jashanicës.

Morët një barazim në minutat e fundit. Ç'mund të na thoni për këtë ndeshje?

Në pjesën e parën nuk kemi treguar ritmin tonë dhe u futëm në fushë duke parë edhe rezultatet e tjera, por ajo që më pëlqen tek ekipi është që reagon dhe beson deri në fund. Nëse do të ishte ndonjë rezultat tjetër, do paragjykoh­eshim. Një rezultat humbës do na bënte të ndodheshim para akuzave.

A ka gjera që ju shqetësojn­ë?

Po, sepse nuk duhet ta fillojmë lojën në atë mënyrë, u kemi lënë shumë hapësirë

kundërshta­rëve. Edhe mungesa e Muzakës bëri që të kishim problem dhe nuk arritëm të dilnim në lojën tonë.

Mund të na thoni nëse ka ndonjë zhvillim të ri nga UEFA?

Me atë çështje merret zyra që klubi ka marrë për

të bërë atë punë. Ne jemi të fokusuar te pjesa sportive sepse çdo ndeshje na kërkohet që të jemi në më të mirën tonë dhe të fitojmë Kampionati­n, dhe pse jo dhe Kupën. Me ato gjëra merren të tjerë dhe presim që të merret një vendim në favorin

tonë.

Po nga Jashanica... Normal që ai përbën problem, Jashanica nuk ka faj. Nuk kemi asnjë informacio­n mbi këtë çështje.

Si prisni ta motivoni skuadrën në vazhdim?

Unë jam i kënaqur me pikën e marrë sot. Në aspektin sportiv nuk jam i kënaqur me ekipin sepse nuk është Skënderbeu që unë drejtoj ai.

Keni nisur të bëni edhe rrotacione në ekip?

Skënderbeu, përveç marrjes së trofeut, ka detyrë edhe promovimin e të rinjve. Një lojtar i ri duhet që të fitojë formacioni­n këtu, më pas të bëjë diferencën dhe të kemi mundësi që ta promovojmë për jashtë. Lojtarët e rinj, që pretendojn­ë të dalin jashtë, duhet që të punojnë për ta fituar nja fanellë titullari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania