Panorama Sport (Albania)

Abazaj: Na shkundi Partizani

Sindri Guri: Në pjesën e dytë ishim shumë dobët, kurrë nuk kemi luajtur kështu

- TOMOR SHEHU

ristal Abazaj vazhdon të jetë deciziv për Luftëtarin. Edhe pse dje ishte në rolin e tij jo natyral për të bërë sulmuesin kryesor, ia doli që të ishte i rrezikshëm në çdo moment dhe të shënonte edhe një erogol në pjesën e parë.

ABAZAJ - Pas ndeshjes së djeshme, lojtari më i mirë në fushë u shpreh: "Më vjen mirë që gjeta golin e munguar prej javësh. Gjendja fizike dhe psikologji­ke më ka bërë të vuaj mungesën e golit. Momenti erdhi dhe them se nuk do të jetë i fundit. Nuk ka rëndësi se kush shënon, e rëndësishm­e është fitorja dhe tri pikët". I pyetur nëse kishim të bënim me penallti ose jo në një moment në fundin e pjesës së parë, Abazaj me dozën e humorit tha: "Më mirë që arbitri nuk e dha penallti se nuk do të kisha bërë gol. Goli i djeshëm është dedikim për familjen time që më rri afër dhe më jep forcë për të shkuar më përpara", tha autori i tetë golave, Kristal Abazaj. Ndërsa, në lidhje me humbjen ndaj Partizanit dhe një mundësi që të jetë bashkë me Gurin në sulm në të ardhmen, lojtari deklaroi: "Nuk është turp të mundesh nga Partizanit, por ashtu si u mundëm, me 3 gola, ishte e pafalshme. Është e vërtetë që vija pas 3-4 ndeshjeve me lëkundje. Kam pasur disa probleme fizike. Unë kur jam në 100%, jap më të mirën time. Sot jam i kënaqur për 3 pikët e marra. Jemi mundur 2 herë në Tiranë dhe nuk kemi shfaqur një formë të mirë. Për sa i përket Gurit, është një lojtar mjaft i mirë dhe do ishte mirë të isha në një repart sulmi me të", deklaroi sulmuesi i Lutëtarit.

GURI - Edhe pse shënoi golin e parë dhe të vetëm për të tijtë me shpresën se do t'i sillte trepikëshi­n Kukësit, shkodrani 24vjeçar duket se e përjetoi jo

mirë humbjen me Luftëtarin. Pas ndeshjes, Guri tha: "Jam i kënaqur për golin që shënova, por jo për rezultatin e ndeshjes. Si asnjë takim më parë, nuk kemi luajtur kështu. Patëm rënie të theksuar të lojës pas shënimit të golit. Pjesën e dytë kemi luajtur shumë dobët. Ishte lojë jo e ekipit tonë. Shpresoj të mos përsërisim të tilla ndeshje. As vetë nuk e kuptuam sesi erdhi rezultati. Meritë ka edhe Luftëtari që di të luajë futboll të bukur. Nuk kënaqem me golin, pasi duhet të fitonim", tha Guri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania