Panorama Sport (Albania)

Lika: Nuk bëj shembuj, Abazaj përballon këdo

-

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, bëri disa ndryshime në sfidën e djeshme duke lënë në stol tre lojtarë kryesorë, portierin Shkëlzen Ruçi, mbrojtësin Ardian Beqiri dhe sulmuesin Eri Lamçja. Pas ndeshjes në intervistë­n e tij për "Super Sport", tekniku foli për zgjedhjet që bëri dhe për fitoren e rëndësishm­e ndaj Kukësit.

LIKA - "Sot( dje) më gëzojnë pikët dhe loja. Ndryshim rrënjësor nga ndeshja e kaluar. U bëmë shumë të rrezikshëm dhe kjo na bëri që ta fitojmë ndeshjen, edhe pse humbën edhe të tjera raste, por si tri pikët edhe loja ishin në nivelin e duhur. Si drejtuesit, tifozët, stafi, të gjithë kanë bërë mirë. Dua të falënderoj tifozët që na kanë qëndruar shumë pranë dhe e kemi thënë që rezultatet do vinim, por besimi te futbollist­ët kanë bërë të marrim rezultate. Kemi dhënë maksimumin në stërvitje dhe prandaj kemi arritur këto rezultat dhe tani na bëjmë të qetë. I kam kërkuar ekipit që të paktën të sigurojmë Kupat e Europës. Në bëmë disa ndryshime. Fillimisht e vendosëm Mingën në krahun e djathë, por nuk na eci. Ai ka pjekuri dhe kishim nevojë më shumë për të. Lamçe është lojtar i mirë, por ka disa probleme që mund të na rrezikonte në marrjen e topit sepse kundërshta­ri ka kualitet dhe arritën të na shënonin një gol të tillë. E gjitha ishte për shkaqe taktike. Ruçi dhje Beqiri nuk janë në një gjendje të mirë psiko- fizike. Beqiri kishte probleme edhe muskulore dhe ishin zgjedhje taktike. Nuk mendoj se trajneri duhet të largojë lojtarë nga formacioni për t'i bërë shembull, por për arsye psiko- fizike. Abazaj vuajti sepse kishte përballë dy mbrojtës si Alla dhe Shameti, por gjithsesi ai mund të përballojë këdo me cilësitë që ka. Shpeshherë i bëri mirë detyrat, edhe pse më vonë përsëri ndryshuam taktikë", tha Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania