Panorama Sport (Albania)

Pakult: Pjesa e dytë ishte e pakuptuesh­me, ja pse humbëm

-

Trajneri i Kukësit, Piter Pakult, u shpreh tepër i zhgënjyer për paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e djeshme ndaj Luftëtarit. Në intervistë­n e tij për "SuperSport", Pakult deklaroi se nuk e kuptoi se çfarë ndodhi në pjesën e dytë ku ekipi u shthur.

Kukësi luajti vetëm 30 minutat e para, më pas nuk ekzistonte, luajti vetëm Luftëtari. Çfarë ndodhi?

Unë jam i të njëjtit mendim që, në pjesën e dytë, sikur ishte ekip tjetër. Është fakt që pjesën e parë deri në momentin që na barazuan, ishte në rregull ekipi. Ajo që ndodhi në pjesën e dytë ishte e pakuptuesh­me. Jam i mendimit që ka shumë ekipe që ndoshta ritmin do ta mbanin. Duke parë ndeshje nga kampionate të ndryshme, është e rrallë që një ekip të mbajë ritmin e njëjtë. Pse lë kaq shumë hapësira skuadra? Unë jam dakord me këtë pjesë. Pjesën e parë mendoj që kishim më tepër mundësi. Pjesën e dytë i dhamë shumë hapësira dhe mundësi ekipit të Luftëtarit. Me të vërtetë e pakuptuesh­me ajo që ndodhi. Gabime të shumta në pasime, mendoj që ajo ishte problemi kryesor. Sot, çaluat në mesin e fushës dhe nuk mendoj se e kishit përgatitur ashtu siç duhej ndeshjen…

Jam i mendimit që ato 40 minutat e para e lejuam kundërshta­rin të luajë, i pritëm si ekip. Deri te pësimi i golit i bllokuam mirë. Ndërsa pjesën e dytë, ekipi nuk bëri atë që i kërkova unë, prandaj u ndëshkova. Fitoi skuadra më e mirë?

Si trajner asnjëherë nuk je i kënaqur me ekipin, sidomos pas një rezultati të tillë. Nuk bëmë atë që duhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania