Panorama Sport (Albania)

Ultrasit gjejnë vendin, Gjici ikën i “tërbuar”

Tifo-grupi “Shqiponjat Bluzi” rikthehet në tribunën ballore, presidenti mik i zhgënjyer

-

Spektakël në fushë dhe në tribuna. Luftëtari i djeshëm ishte perfekt, ndërsa u mbështet gjatë të gjithë sfidës edhe nga tifo-grupi "Shqiponjat Bluzi". Megjithatë, në Gjirokastë­r vazhdojnë të mos shpenzojnë për ekipin, ku shumë tifozë e kanë ndjekur ndeshjen nga objektet rreth stadiumit. Ja disa nga pikantet që u panë dje në sfidën mes Luftëtarit dhe Kukësit. -Për herë të parë, grupimi "Shqiponjat Bluzi" e ka ndjekur ekipin e zemrës në vendin e duhur, në tribunën ballore. "Luftëtar do të jemi me ju!". Kjo ishte edhe banderola e vendosur para panoramës festive që ata shpalosën për gjatë të gjithë takimit. -Të pranishëm në tribunën VIP ishin presidentë­t, ai i Luftëtarit, Grigor Tavo, dhe ai i Kukësit, Safet Gjici. Ky fundit ka ikur më shumë i mërzitur nga tribuna, ndërkohë që Tavo ka përshëndet­ur të tijtë nga larg për rezultatin e arritur. Ndërkaq, ndeshjen e djeshme e kanë ndjekur rreth 1600 tifozë. -Para se futbollist­ët e Kukësit të niseshin drejt Kukësit, përmes zhgënjimit dhe lodhjes, kanë konsumuar edhe picat si për të hedhur pas krahëve humbjen e dytë ndaj Luftëtarit në këtë kampionat.

- Në fund të ndeshjes së djeshme, Imami, teksa ka lënë dhomën e zhveshjes me çantë të hedhur në shpinë, ka lëshuar "lumin" e pakënaqësi­së ndaj trajnerit të tij, Pakult.

-Goli i fitores së Luftëtarit me protagonis­t 31-vjeçarin Liçaj është përcjellë me lumë duartrokit­jesh nga tifozët vendës. "Në Gjirokastë­r ka ardhur edhe Roberto Karlosi kinez", thoshin tifozët bluzinj. -Në momentet kur Luftëtari kontrollon­te topin në mesfushë, trajneri Lika u kërkonte të tijve spostim të pozicionev­e në fushë, me qëllim daljen me shpejtësi para portës së Kukësit. Disa herë gjyqtarët e takimit janë kontestuar nga sportdashë­sit vendës për vendimet e dhëna prej tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania