Panorama Sport (Albania)

Flamurtari dhe Kamza, “luftë” për një pikë

Katër gola dhe dy penallti, vlonjatët i çmend sërish arbitri

- ERMAL SIKA

Katër gola, dy penallti, një karton i kuq dhe shumë tension. Të gjitha këto për vetëm një pikë. Flamurtari dhe Kamza nuk kanë shkuar më shumë se barazimi në një ndeshje shumë të luftuar, ku miqtë befasuan, duke kaluar dy herë në avantazh. Sidibe dhe Xhufo shpëtuan vlonjatët nga një tjetër humbje në shtëpi, ndërsa Kamza u tregua e vogël në menaxhimin e rezultatit. Raçiç dhe Plaku mbajtën gjallë skuadrën e Ndreut që po vuan gjithnjë e më shumë presionin e pikëve në këtë mbyllje të fazës së tretë. Nga ana tjetër, shoku psikologji­k që ka pësuar skuadra kuqezi, ndikoi edhe në takimin e djeshëm. Gjyqtarët u bënë sërish protagonis­të, por këtë herë më shumë se Enea Jorgji, situatën e mori në dorë asistenti i parë, Emigres Ganxhi. Polemikat për gjykimin nuk mbarojnë, me vlonjatët që pretendojn­ë se u mungon një tjetër penallti. Qendërmbro­jtësi i rikthyer nga dëmtimi, Ditmar Bicaj, la skuadrën me 10 lojtarë në momentin më të mirë. Sikur të mos mjaftonin problemet, Flamurtari u trondit para ndeshjes nga mungesa e sulmuesit Tomislav Bushiç, i cili kishte probleme shëndetëso­re. PJESA E PARË Flamurtari e nis me marsh të pestë, por dukshëm nervozizmi te lojtarët është i madh. Kamza u përgjigjet vlonjatëve me të njëjtën monedhë, duke mos hapur rrugë. "Lufta" më e madhe bëhet në mesfushë, aty ku Sidibe dhe Useini kishin "çelësat" e lojës në dorë. Alvesh jep sinjalin e parë të rrezikshëm, për të vazhduar më pas me Kamaranë. Ky i fundit është gjithnjë problemati­k për mbrojtjen e Kamzës. Minutat kalojnë shpejt dhe Flamurtari vuan për të gjetur golin. Mirëpo, merr një goditje kur Musta prek topin me dorë në zonë pas një aksioni pa pretendime të miqve. Gjyqtari Jorgji akordon penallti dhe nga pika e bardhë, sulmuesi Raçiç nuk fal. Goli i pësuar çorodit vlonjatët, ndërsa Plaku dhe Raçiç i hapin punë mbrojtjes vlonjate. Pjesa e parë mbyllet me Kamzën në sulm, që përfiton nga momenti "jo" i ekipit kuqezi.

PJESA E DYTË

Duro nuk pret dhe menjëherë hedh në fushë Hoxhajn, për t'i dhënë skuadrës më shumë freski në sulm. Kamza mundohet të administro­jë rezultatin me vlonjatët që e kanë shumë të vështirë të çajnë në mbrojtjen e ngjeshur. Alvesh

dhe Musta shpërdoroj­në raste të pastra, ndërsa goli i barazimit vjen nga "hiçi". Pas një rrëmuje afër zonës, është Sidibe që lëshon një predhë dhe ndez shpresat e Flamurtari­t për fitore. Mirëpo, në vend që ky moment të shfrytëzoh­ej nga vlonjatët, ndodh e kundërta.

Pas një kundërsulm­i të Kamzës, Bicaj frenon në mënyrë të parregullt Raçiç dhe del me të kuq. Nuk kalojnë as dy minuta dhe Kamza shënon golin e dytë pas kombinimev­e fantastike të treshes Kuqi-Idrizaj dhe Plaku, me këtë të fundit që finalizon. Një ndeshje e çmendur

që nuk mbaron këtu, pasi Flamurtari nuk dorëzohet dhe arrin të fitojë një penallti. Xhufo e kthen në gol dhe vlonjatët tentojnë deri në fund përmbysjen, por gjithçka mbyllet me shifrat e barabarta 2-2. Flamurtari zbret në vendin e pestë, ndërsa Kamza qëndron e shtata.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania