Panorama Sport (Albania)

Duro shpërthen ndaj Raçiç: Provokator, meritonte të kuq

-

"Sot fitonim, nëse Jorgji do na jepte penalltinë në fund". Kështu është shprehur pas ndeshjes së djeshme me Kamzën, trajneri i Flamurtari­t, Shpëtim Duro. Sipas tij, skuadra u godit vetëm nga disa momente shpërqendr­imi. Trajneri shpërtheu edhe kundër Stevan Raçiç, sulmuesit që e solli në Shqipëri kur drejtonte Partizanin.

Si shpjegohet ky 90-minutësh? Grintë e jashtëzako­nshme me 10 lojtarë dhe për pak arritët fitoren? Duke ju referuar situatës problemati­ke që kemi në shumë aspekte, shto edhe mungesën e Bushiç, me ato që tregoi skuadra, vlen për t'u lavdëruar. Barazimi nuk na interesont­e, por ashtu si shkoi loja, mund të shkonte më keq. Nëse Jorgji do ishte më profesiona­l, mund të arrinim fitoren.

A ishte një përfshirje emocioni te goli i dytë i pësuar? Përveç fjalëve të mira që them për lojtarët e mi, kemi gabuar te goli i dytë. Pjesën e parë kemi qenë më superiorë se Kamza. U goditëm për një moment befasie që u kapëm. Me përjashtim të disa situatave, dhamë maksimumin. Kishim mundësi të fitonim me 11-metërshin e padhënë nga Jorgji. Po thoni penalltinë e padhënë afër fundit... Danilo e dribloi mbrojtësin, do dilte vetëm. Penalltia është shumë e qartë. Ndeshja përfundont­e me fitoren tonë. E kam thënë, jemi në situatën më të keqe të mundshme. Sot (dje) është për t'u përgëzuar ekipi, sepse ashtu si shkoi ndeshja, mund të shkonte edhe më keq. Në disa momente u gjetëm të pavendosur. Unë nuk jam i kënaqur me barazimin, është më se normale.

Larguat Zukën dhe hodhët në fushë Hoxhajn. Pse nuk e nisët që në fillim kështu?

Zuka që kur ka ardhur në janar, ka luajtur në mesfushë, nga krahu i majtë. Në të dytën, duke qenë se ishim në disavatazh, spostova Danilon dhe Kamara në sulm, ndërsa Hoxhajn e zhvendosa në krahun e majtë.

Ju kemi parë të tensionuar në momentet kur Raçiç i Kamzës u përplas me lojtarët e Flamurtari­t...

Më vjen shumë keq me sjelljet e Raçiç në këtë ndeshje. Është një lojtar që unë e kam sjellë në Shqipëri dhe nuk më pëlqeu sjellja e tij. Gjatë gjithë ndeshjes, ai provokonte lojtarët e Flamurtari­t. Duhej që të ishte ndëshkuar nga gjyqtari dhe të dilte nga loja, por nuk e di pse nuk u mor asnjë masë ndaj tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania