Panorama Sport (Albania)

Moviola, mungon një penallti për vlonjatët

-

FSHF kishte dërguar në Vlorë ndërkombët­arin Enea Jorgji, ndërsa asistentë të tij ishin Emigres Ganxhi dhe Astrit Mahmuti. Asistenti i parë, Ganxhi, u bë protagonis­t në dy penallti, por me njërën që nuk ishte, teksa futi në lojë edhe Jorgjin, që gaboi më pas, duke mos ndëshkuar me të verdhë Zguron e Kamzës. Ja rastet për moviolë: 27' Pas një krosimi nga e majta në zonë, Musta në duel me Raçiç, e prek topin me dorë. Anësori Ganxhi sinjalizon kryesorin Jorgji dhe ky i fundit jep 11-metërsh. Vërtet kemi të bëjmë me një prekje të pavullnets­hme, pasi dora është në pozicion natyral dhe Musta është me shpinë dhe nuk e prek topin me qëllim, por arbitri ka vepruar drejt. 28' Ndërhyrje horror me të dyja këmbët e Xhufos në mesfushë kundër Ymerajt. Jorgji e fal, duke i dhënë vetëm të verdhë.

74' Raçiç tenton të driblojë Bicajn dhe ky i fundit e pengon në afërsi të zonës. Jorgji e ndëshkon me të verdhë, ndërsa më parë kishte marrë një të tillë pas zënkës me Zguron. Vendim i drejtë i kryesorit. 81' Musta kroson në zonë, Zguro tërheq nga bluza Kamara, ndërsa Jorgji akordon penallti pas sinjalizim­it të anësorit Ganxhi. Por, kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje të Kamara dhe anësori nuk e sheh. Këtu gabon edhe Jorgji, pasi nuk ndëshkon me të verdhë Zguron. Nëse e ndëshkonte, lojtari i Kamzës do dilte me të kuq pas dy të verdhave. 88' Alvesh driblon Çukoviç në fundore dhe ky i fundit e prek topin me dorë. Gjyqtari vijon lojën, por gabon, pasi kemi të bëjmë me penallti. 90' Siljanovsk­i godet me takë në anësore Fukuin, në një ndërhyrje horror, që është në limitet e të kuqit. Jorgji i jep vetëm të verdhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania