Panorama Sport (Albania)

Sherr dhe debate, ja çfarë s'u pa

Raçiç kapet me të gjithë, Duro ia nxjerr inatin Andi Koçit. Idrizi sqaron tifozët për Dukën

- ERMAL SIKA

Në Flamurtari- Ka mza ndodhën nga të gjitha. Revoltë e tifozëve, zënka në fushë, shoqërime në polici dhe sigurisht... ofendime me shumicë, fillimisht ndaj Zguros dhe Raçiçit të Kamzës, për të vazhduar me arbitrat. Kulmi arriti në minutën e 32-të, kur mbrojtësi i Kamzës, Vangjel Zguro, u godit me një send të fortë në pjesën e barkut. Në këtë moment, policia ndërhyri në tribunën përballë dhe shoqëroi tre tifozë në komisariat. "Panorama Sport" ju sjell të gjitha pikantet.

TRAJNERI - Sapo përfundoi takimi, trajneri i Flamurtari­t, Shpëtim Duro, iu drejtua me këto fjalë arbitrit të katërt, Andi Koçi: "Po çfarë bëri ore, si nuk jepet ajo penallti. Po është skandal o burr!", shfryu kreu i pankinës, duke iu referuar rastit të Alveshit në fund. Në këtë moment pati protesta të ashpra ndaj gjyqtarit Jorgji, veçanërish­t nga zv. trajneri Jeton Beqiri, që u kap edhe me kolegun e tij, Eldorian Topi, për ta mbyllur më pas me një përqafim debatin në fushë.

TENSIONI - Në fund të ndeshjes, Useini i Flamurtari­t u përplas ashpër me Raçiçin. Gjithçka nisi në minutën e 28- të, kur serbi ktheu në gol penalltinë dhe në stadiumin "Flamurtari" u prish qetësia. Tifozët e acaruar nisën të ofendonin në kor gjyqtarët, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Uniformat blu gjendeshin mes tifozëve, por në tribunë kishte edhe shumë civilë. Menjëherë pas penalltisë së

shënuar nga Raçiç, administra­tori Sinan Idrizi i ka treguar pamjet filmike drejtuesit të klubit të Kamzës.

IDRIZI - Në pushim të pjesës së parë, teksa po shkonte për të pirë kafe me kryebashki­akun Leli dhe prefektin Mamaj, administra­tori Sinan

Idrizi ndalet nga një tifoz. Ky i fundit i thotë. "O president, shikoni se çfarë bëhet, prapë Duka po merret me ne!". Ndërkohë që Idrizi i përgjigjet kështu: "Rrini të qetë dhe duroni. Unë do të flas në fund. Atëherë do merrem me këtë çështje, prisni, nuk ka problem". Duke qenë se në fund të pjesës së parë situata ishte e acaruar, Idrizi i drejtohet drejtorit të terreneve, teksa i thotë: "Shko urgjent poshtë, shiko çfarë bëhet dhe mbaje situatën në kontroll".

RUCI - Menjëherë pas penalltisë të shënuar nga Kamza, ish- futbollist­i i njohur, Vasil Ruci, zbret nga tribuna qendrore dhe afrohet pranë policëve, duke e ndjekur ndeshjen në këmbë. "Çfarë janë këto budallëqe", u shpreh Ruci i irrituar. Ndërsa edhe prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, dhe kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, kanë qenë të shqetësuar gjatë gjithë 90 minutave, duke diskutuar me ata që kishin pranë.

BICAJ - Teksa merr kartonin e verdhë, Ditmar Bicaj duartroket vendimin e gjyqtarit, por kur shkon në pakninë, trajneri Duro e shtyn, duke e

MBROJTËSI

kritikuar për të mos vijuar më tej me gjeste. Edhe pas marrjes së kartonit të kuq, mbrojtësi duartrokit­i sërish dhe më pas u fut në dhoma.

IDRIZAJ - Mbrojtësi vlonjat, Hektor Idrizaj, një ishlojtar i Flamurtari­t, duartrokit­et dhe fërshëlleh­et njëkohësis­ht nga tifozët. Disa e kanë përkrahur, ndërsa të tjerë jo. Kjo ka bërë që lojtari të ulë kokë, duke shkuar i qetë drejt pankinës. Ndërkohë, në minutën e 37- të, Alvesh shikohet teksa bën kryqin në mesin e fushës. Dje braziliani mbante shiritin e kapitenit të ekipit.

 ??  ?? Moment nga sherri pas ndeshjes
Moment nga sherri pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania