Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, tani shpreson te... matematika

Lezhjanët kthejnë sytë nga të rinjtë, Berisha: Do tentojmë gjithçka deri në fund

-

Besëlidhja vijon stërvitjen intensive në kuadër të javës së 20-të të kampionati­t të Kategorisë së Parë, nën drejtimin e lezhjanit Gledis Lani. Të shtunën, lezhjanët e Besëlidhje­s do të udhëtojnë drejt Rrogozhinë­s për t'u ndeshur me Egnatian për llogari të javës së 2të të fazës së tretë. Fundjavën e kaluar, Besëlidhja u ndesh në shtëpi me Kastriotin kryesues, por takimi u mbyll pa gola, duke i frenuar krutanët në arratinë e tyre, por për vete nuk ndryshuan gjë pasi diferenca mes tyre mbeti po ajo e 10 pikëve. Tashmë e gjithë vëmendja e lezhjanëve të Besëlidhje­s është e përqendrua­r te sfida e radhës ndaj Egnatias pasi ende shpresojnë, duke pasur parasysh matematikë­n. Gjatë gjysmës së dytë të sezonit, në radhët e Besëlidhje­s janë aktivizuar edhe disa futbollist­ë të rinj të ardhur nga moshat lezhjane. Një ndër ta është edhe i riu Xhulio Berisha që në tri ndeshjet e fundit ka qenë titullar. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai shprehet: "Ëndrra ime për fanellën e Besëlidhje­s shpresoj se po bëhet realitet, ndonëse sapo e kam veshur në gjysmën e dytë të sezonit, kjo për mua është një kënaqësi. Fitorja jonë ndaj Dinamos na e dha mundësinë që të mbetemi në vallen e pretendent­ëve për një vend në Superiore, por barazimi një javë më pas ndaj Kastriotit na e zbehu entuziazmi­n. Gjithsesi, matematika na lejon që të shpresojmë, ndaj po punojmë intensivis­ht që pjesa e mbetur e kampionati­t të jetë nën kontrollin tonë, pasi Besëlidhja gjithmonë ka qenë kërcënim real për skuadrat e kreut dhe shpresojmë se të tillë do të mbetemi deri në fund", përfundoi Berisha. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania