Panorama Sport (Albania)

Tomori, presion Tiranës

Çaço: Kam luajtur me bardheblut­ë dhe i njoh, momenti që t’i mundim

- ERIS SYLYKU

omori në këtë edicion u konsiderua si rivali i vetëm që mund të rivalizont­e Tiranën. Ndonëse me një grup futbollist­ësh shumë herë më modest, ekipi beratas përgjatë fazës së parë të krijonte impaktin e një skuadre surprizë që mund t'i bënin ballë kryeqyteta­sve të rënë në një kategori më poshtë. Deri diku, skuadra beratase e kreu këtë mision, ku në javët e para të kampionati­t klasifikoh­ej pas Tiranës në tabelën e klasifikim­it. Por, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Tomori ndodhet në vendin e pestë të renditjes dhe nuk konsideroh­et aspak si skuadra e rrezikshme për Tiranën.

ÇAÇO - Mirëpo, në një prononcim për "Panorama Sport", futbollist­i Ervis Çaço shprehet totalisht ndryshe, duke thënë se Tomorit nuk i ka humbur dëshira për të fituar dhe ndaj kryeqyteta­sve do të kërkojnë medoemos tri pikët. "Tomori vijon të mbetet një ekip i fortë. Pavarësish­t se ne ndodhemi në vendin e pestë, skuadrës ende nuk i ka humbur dëshira për të fituar. Vijmë pas një jave pushimi dhe kemi bërë përgatitje­t e mjaftueshm­e

ORIKUMI për të mundur Tiranën në kryeqytet. Nuk ka asgjë të pamundur pasi gjithnjë kemi treguar baraspeshë në lojën e zhvilluar kundër tyre. Marrim rastin e fundit ku u ndëshkuam vetëm për fajin e gjyqtarit, madje diçka të tillë e nxori edhe Moviola. Unë e respektoj Tiranën pasi kam qenë dikur pjesë e tyre, mirëpo në këtë përballje do t'i mposhtim dhe diçka të tillë do e tregojmë në fushën e lojës. Në takimet që kanë mbetur deri në fund, do të tregojmë se jemi një ekip serioz dhe vlerësojmë çdo rival. Jemi një grup lojtarësh të rinj që kanë dëshirë të japin maksimumin. Besoj se do ta surprizojm­ë Tiranën në ndeshjen që do luajmë në kryeqytet", përfundoi prononcimi­n e tij, mesfushori i Tomorit, Ervis Çaço. Ndeshja do të luhet të shtunën në "Selman Stërmasi" pa tifozë, pasi fusha e skuadrës bardheblu është dënuar. Në dy takimet e këtij sezoni që kanë luajtur me njëra-tjetrën, Tirana ka fituar ndaj Tomorit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania