Panorama Sport (Albania)

Tirana, stërvitje “alla Koverçano”

“Kopje e Xhani De Biazit”, taktikë dhe punë me reparte të ndara për kryeqyteta­sit

- OLSI TUJANI

Tirana do të përbal let me Tomorin në shtëpi, mirëpo përgatitje­t në qendrën stërvitore bëhen sipas stilit italian të trajningut. Kategoria e parë nuk u përshtatet kryeqyteta­sve dhe kjo gjë vërehet edhe nga puna që kryhet në kompleksin "Skënder Halili". Ze Maria, me stafin e tij, ka drejtuar dje një seancë stërvitore "alla konverçano", shkolla e përgatitje­s së trajnerëve në Itali.

PËRGATITJE­T - Kushdo që ka ndjekur stërvitjet e Kombëtares së futbollit, kur drejtohej nga Xhani De Biazi, mund të gjejë krahasime dhe të përafërta edhe te puna që kryhet në "Skënder Halili". Ze Maria, me stafin e tij, ka drejtuar edhe dje një seancë me filozofinë italiane të futbollit, duke përgatitur Tiranën për ritme maksimale loje. Përballë do të jetë skuadra e fundit e grupit "play off", mirëpo intensitet­i gjatë javës stërvitore të kryeqyteta­sve është i lartë.

REPARTET - Për një kohë të gjatë në karrierën e tij, Ze Maria ka qenë pjesë e futbollit italian dhe puna me skuadrën i ngjason asaj. Dje, trajneri i kryeqyteta­sve punoi me reparte të ndara. Për disa minuta ishte vetëm mbrojtja

nën urdhrat e tij, ndërkohë që pak më vonë u bashkua edhe reparti i mesit të fushës. Më vonë, tre sulmues duhet të sulmonin dy repartet e mbrojtjes dhe mesfushës. Me lojën, e cila ndalej sa herë që trajneri vinte re diçka që nuk

shkonte si duhet, Ze Maria dhe stafi i tij kuronte çdo veprim të skuadrës për secilin repart. Pjesa tjetër e seancës stërvitore u plotësua me ushtrime për rezistencë­n fizike, por edhe për përsosmëri­në në pasime dhe veprimet me topin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania