Panorama Sport (Albania)

Magjistari Mesi hipnotizon Çelsin

Champions-i mbetet i mallkuar për Antonio Konten, blutë godasin shtyllën dy herë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

E çuditshmja e futbollit. Sheh tabelën e rezultatit të ndeshjes Barcelona-Çelsi, lexon 3-0 dhe mendon për një dominim absolut të katalanasv­e. Në fakt, mbrëmja që kualifikoi ekipin e Valverdes në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve kishte më shumë raste për djemtë e Kontes, të cilët humbën vazhdimish­t shansin për ta dërguar topin në rrjetë. Një gol, i cili mund t'u kishte dhënë shpresë bluve të Londrës për të besuar. Nuk ishte mbrëmja e mrekullive. Në fushë nuk janë Ramirez dhe Torres, që "ngrinë" "Kamp Noun" në vitin e bekuar të Di Mateos. Ekipi i Valverdes kualifikoh­et me rezultatin final 4- 1 falë magjive të Leo Mesit. Konte eliminohet me pengje.

GOL DHE SHTYLLË - Kur nuk është sezoni i duhur, as fati nuk të vjen në ndihmë. Rezultati 2-0 në favor të Barcelonës në fundin e pjesës së parë u dha një goditje të fortë londinezëv­e. Goli i parë vjen pas 3 minutash lojë, ku Barcelona kontrollon topin që nga fillimi dhe Mesi përfiton nga një karambol në zonë dhe me një goditje e dërgon topin në mes të këmbëve të Kurtua. Dyfishimi është fryt i një aksioni spektakola­r nga Leo Mesi, i cili driblon bukur Fabregasin dhe Azpilikuet­ën dhe jep një asist të bukur për Dembelenë. Ky i fundit nuk gabon dhe shënon golin e dytë të ndeshjes dhe të parin për të me fanellën katalanase. Çelsi ishte pranë golit me Kantenë dhe Alonson, por fati nuk ishte me këtë të fundit. Goditja e tij u ndal në shtyllë. Barça ia del t'i shfrytëzoj­ë mirë rastet që kishte, ndërsa Konte u tradhtua nga më të besuarit e tij, Kurtua dhe Azpilikuet­a. Po ashtu edhe nga Fabregas.

MESI 100 - Emocione të forta edhe në pjesën e dytë. Kurtua në një gjendje konfuze reagon mirë ndaj Suarezit. Pastaj është Alonso në qendër të vëmendjes, kur bën presion dhe vë në vështirësi kundërshta­rët si Dembele dhe Pike. Ky i fundit e shtyn dhe Konte tërbohet në pankinë, duke kërkuar penallti dhe karton të kuq. Skomina thotë se loja duhet të vazhdojë dhe nëse loja vazhdon, duhet të markosh mirë Leo Mesin. Ai ndëshkon sërish Çelsin, këtë herë me "armën" e preferuar: këmbën e majtë. Topi kalon sërish mes

këmbëve të të gjorit Kurtua dhe për Çelsin tani nuk ka më asnjë shpresë. Ky ishte goli i 100-të i Mesit në Ligën e Kampioneve. Vështirë të gjesh një epitet për të përshkruar magjinë e tij. Futja e Moratës dhe Pedros nuk sjell asgjë të re, ndërsa mungesa e fatit

konfirmohe­t kur Rydiger godet shtyllën me kokë. Përfundon këtu. Liga e Kampionëve mbetet një mallkim për Konten dhe bileta për në çerekfinal­e mban emrin: FC Barcelona. Duke parë formën që po kalojnë, 7 ekipet e tjera sigurisht që do të duan ta evitojnë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania