Panorama Sport (Albania)

Kurtua: U befasova, ishte tepër vonë t'i mbyllja këmbët

“Duhet të rritem, gabimet individual­e na kushtuan”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

y gola me topin që kalon në mes të këmbëve. Ajo mund të jetë dita më e errët për një portier dhe Tibo Kurtua e pranon. Në intervistë­n pas ndeshjes, ai thotë se gaboi, sidomos në rastin e parë.

KURTUA - Tibo Kurtua e pranon se një pjesë të madhe të fajit për eliminimin e Çelsit e ka edhe ai. Portieri i bluve të Londrës shpjegon edhe golin e parë, për të cilin thotë se nuk e mendoi faktin që Leo Mesi do të provonte portën nga ai kënd. "Mendoj se nuk e merituam eliminimin, por gabimet individual­e na kushtuan shumë në të dyja ndeshjet. Në golin e parë nuk e prisja realisht që Mesi të provonte portën nga ai kënd. Kur e kuptova ishte shumë vonë për t'i mbyllur këmbët dhe ishte një gabim i rëndë nga ana ime. Por, Barcelona i shënoi të gjithë golat në momentin që ne gabonim dhe ua dorëzonim topin atyre. U mbrojtëm mirë dhe luajtëm mirë, goditëm shtyllën dhe ishim të pafat. Nuk duhet ta fshehim që gabimet na kushtuan shumë. Duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm për këtë. Unë e di që kam gabuar, pavarësish­t se bëra edhe pritje të mira. Barcelona na ka shënuar 4 gola në 4 gabimet që kemi bërë ne në të dyja ndeshjet. Golat? Hapësira në mes të këmbëve është pika më e dobët e një portieri dhe kur ke Mesin përballë duhet të bësh më shumë kujdes. Unë kam pësuar edhe më parë gola të tillë. Duhet të rritem dhe të bëhem burrë...", ka thënë portieri i Çelsit pas ndeshjes.

ALONSO - I zhgënjyer për eliminimin ishte edhe Markos Alonso, i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në "Kamp Nou". "Ata kanë Mesin, por ne nuk e meritonim eliminimin. Jemi të pafat dhe e goditëm shtyllën disa herë. Kishim shumë raste për të shënuar në të dyja ndeshjet, por duhet të përmirësoh­emi. Kur pëson gola të tillë sigurisht që zhgënjehes­h dhe loja pastaj nuk është e njëjta. Barcelona nuk ishte e qetë në pjesën e parë dhe e kuptoi që ne mund ta vinim në rrezik. Por nuk ia dolëm. Mund të kishte përfunduar ndeshja 2- 2 në pjesën e parë", tha Alonso.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania