Panorama Sport (Albania)

"U kualifikua­m kur shkoi 7-0, kemi marrë shumë të verdhë"

-

Jup Hejnkes është i kënaqur nga prezantimi i skuadrës së tij në të dyja ndeshjet kundër Beshiktash­it, ndërsa kritikoi Humelsin dhe Boatengun për kartonët e verdhë. "Nëse do t'i analizojmë të dyja ndeshjet, atëherë mund të themi se jemi kualifikua­r duke dominuar. Beshiktash­i nuk mundej në shtëpinë e vetë prej kohësh dhe mund të vihej re se është një skuadër shumë e fortë. Nuk është e lehtë të fitosh këtu. Kur rezultati i përgjithsh­ëm shkoi 7-0, atëherë u bë e sigurt se ne ishim në çerekfinal­e. Ndonjë defekt i vogël tek-tuk, por kjo është normale", tha trajneri i Bajernit në lidhje me ndeshjen. Kartonët e Humels dhe Boa - "Unë e kisha paralajmër­uar përpara ndeshjes. Kur humbet në transfertë, kërkon ta përmbysësh në shtëpi. Kjo është e vetmja dobësi e jona. Kemi marrë shumë kartona të verdhë".

VAGNER - Pas kritikave në javët e para, duket se Sandro Vagner ka fituar besimin e 72-vjeçarit: "Ka fituar një pozicion të shkëlqyer. Ai është kureshtar për të mësuar dhe stërvitet shumë mirë. Ka shënuar gjithashtu shumë gola. Jam i kënaqur gjithashtu që realizoi në Champions. Kur situata është e vështirë, mund ta hedhësh në fushë dhe të shpresosh se ai do të shënojë".

RUMENIGE - Shefi i bordit, KarlHainc Rumenige, e komentoi deklaratën e pensionit të Hejnkesit në fund të sezonit si një hap pas, pasi trajneri kishte pranuar se do ta rishikonte pozicionin e tij dhe se nuk kishte marrë ende një vendim për të ardhmen. Por Hejnkes thotë: "Unë nuk kam folur me KarlHainci­n. Ne e ndoqëm ndeshjet në sallën e konferenca­ve të martën, por nuk folëm me njëri-tjetrin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania