Panorama Sport (Albania)

Mou tërbon tifozët: Eliminimi i “djajve”? S’është hera e parë

“I munda me Porton dhe Realin, s’është fundi i botës”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

ikur të mos mjaftonte eliminimi i Mançester Junajtid nga Sevija në 1/8-at e Champions-it pas fitores 2- 1 në "Old Trafford" mbrëmjen e së martës, deklaratat e pasndeshje­s së Zhoze Murinjos i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit. Në konferencë­n për shtyp pas takimit, tekniku portugez e komentoi si diçka normale largimin e "djajve" nga kompeticio­ni, duke përmendur edhe eliminimet që kjo skuadër ka pësuar ndaj ish-skuadrave të tij, Portos ( 2004) dhe Realin e Madridit (2013), duke tërbuar tifozët dhe shtypin anglez, i cili tani kërkon kokën e tij. "Unë jam ulur në këtë karrige dy herë përpara Championsi­t dhe e kam eliminuar Junajtid dy herë në shtëpi, me Porton dhe Realin. Kështu që, kjo nuk është diçka e re për këtë klub. Nuk është fundi i botës", tha Mou. Kur iu kërkua një koment për vetëm 4 goditjet në kuadrat gjatë 180 minutave të kësaj sfide, 55-vjeçari tha: "Këto janë statistika, jashtë thjesht statistika". Por, nervozizmi­n e tij ai nuk e fshehu dot kur një gazetar spanjoll e pyeti nëse sezoni i Mançester Junajtid

tani mund të konsideroh­et i dështuar. "A janë me të vërtetë të interesuar në shtypin spanjoll sesi ka shkuar sezoni ynë? Nuk më duket", ishte përgjigjja e tij, duke mos pranuar edhe ndërhyrjen e moderatori­t të konferencë­s për t'i dhënë një përgjigje. Ai përfundoi duke këmbëngulu­r se të humbasësh

është pjesë e një procesi natyral dhe e ftoi klubin të shpenzojë për të ndryshuar gjithçka, edhe pse deri tani kosto e skuadrës së tij i ka kaluar 300 milionë paundët. "Gjithçka, gjithçka duhet të ndryshojë. Të gjithë shpenzojnë para, apo jo? Jo vetëm ne. Është një proces natyral, të gjithë investojnë.

Unë nuk kam pengje. Bëra më të mirën. Lojtarët bënë më të mirën. U përpoqëm, por humbëm. Ky është futbolli". Por, këto fraza nuk janë pritur aspak mirë nga tifozët, të cilët në rrjetet sociale kanë nisur të kërkojnë shkarkimin e tij. Ndërsa shtypi e masakroi për zgjedhjet e tij taktike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania