Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Të imitojmë Sevijën

Trajneri kuqezi dhe përmbysja: Na e imponon fanella që mbajmë veshur

-

Rezultati i ndeshjes së parë nuk lë shumë vend për optimizëm, por historia e Milanit imponon kërkimin e fitores me çdo kusht. Gatuzo, në deklaratat e fundit, e ka theksuar që nuk do të shkonte në Londër për turizëm dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe në fjalën hapëse të konferencë­s së tij për shtyp: "Jemi krenarë që do të luajmë në një stadium të rëndësishë­m dhe të bukur si “Emirates”. Fanella që mbajmë veshur na detyron të kërkojmë rezultatin. Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, jemi pak të lodhur, por ky nuk është justifikim".

Historia - Kualifikim­i sipas trajnerit kuqezi nuk mund dhe nuk duhet të konsideroh­et si çështje e mbyllur me Gatuzon që tha: "Kemi lindur gati. E dimë se na pret një ndeshje e vështirë, por përmbysja e historisë dhe e parashikim­eve në futboll ashtu si në çdo sport tjetër është diçka e bukur. Në Londër nuk kemi ardhur për ekskursion, pavarësish­t se e dimë se çfarë skuadre do të kemi përballë. Në 45 minutat e para të ndeshjes së parë na dërrmuan në çdo aspekt. E dimë që Arsenali është një skuadër me cilësi dhe nuk e kemi nënvlerësu­ar për asnjë çast, ndaj nesër ( sot) do të mundohemi të realizojmë një ndeshje ndryshe".

Misioni - Përmbysja ndaj "Topçinjve" për Gatuzon, është e vështirë, por jo e pamundur. Megjithëse, në fjalën e tij çështjen e kualifikim­it e trajtoi si një ëndërr, trajneri kuqezi shfaqi ide të qarta, teksa shpjegoi se: "Do të përpiqemi të kualifikoh­emi, është ëndrra jonë. Realiteti flet për një ndeshje të përsosur, pa harruar se jemi një skuadër që nuk finalizon gjithçka krijon. Arrijmë në 20 metrat e fundit me manovër dhe duhet të përmirësoh­emi në vertikaliz­ime". Mënyra e të zbriturit në fushë dhe qasja mendore janë një tjetër aspekt i sfidës së sotme, të cilin trajneri kuqezi e ka shumë përzemër. Receta në këtë rast është disi filozofike me Gatuzon që sqaroi: "Nuk duhet të harrojmë se një skuadër konsideroh­et e tillë, kur luan si një trup i vetëm. Nëse nuk shfaqet solide, atëherë është e thyeshme. Nëse kemi realizuar disa rezultate radhazi ka ndodhur sepse nuk kemi pësuar. Kur vuajmë rivalët, dalin në pah vështirësi­të tona. As unë, dhe as ata që punojnë me mua nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë aspekt".

Raporte - Në fund të fjalës së tij, Gatuzo përpara gazetarëve në sallën e shtypit të stadiumit "Emirates" shpjegoi edhe marrëdhëni­en me lojtarët: "Nuk jam një trajner që flet shumë. I stresoj së tepërmi futbollist­ët e mi gjatë ndeshjeve dhe stërvitjev­e,

ndaj në momentet e tjera përpiqem të mos i shqetësoj. Përvoja nuk blihet në supermarke­t, por kur luan përballë 75 mijë tifozëve dhe nis të bësh diçka të re, është krejt normale që të hasen vështirësi. E rëndësishm­e për mua është që djemtë të kuptojnë se

cilët jemi dhe sesi duhet të luajmë. Ndaj Arsenalit nuk kemi asgjë për të humbur, ndaj nevojitet të zbresim në fushë dhe të luajmë me qetësi. Nuk duhet të presim dhurata nga rivalët dhe shpresoj të arrijmë të imitojmë Sevijën, pasi ngjasojmë si ekipe".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania