Panorama Sport (Albania)

“Paratë nuk i kam problem, shënoj 25 gola”

-

Junus Sentamu rigjen golin pas një muaji mungesë. Ugandezi është i lumtur jo vetëm për rrjetën, por edhe për shkëputjen në krye, ndërsa nuk ngurron të pranojë që ftesa nga Kombëtarja pas pezullimit e ka bërë me "krahë". Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes për mediat, ai konfirmoi besnikërin­ë ndaj Tiranës, ndërsa tha që nuk ka në plan që të largohet, edhe nëse i vjen ndonjë ofertë e majme. Shënoni një tjetër gol, i lumtur?

Jam shumë i lumtur për paraqitjen time. Akoma më shumë për golin që shënova dhe shpresoj që të tjerë të vijnë. Ne jemi të përqendrua­r në rrugën tonë për të plotësuar misionin, kalimin në Superiore.

Më në fund do riktheheni në Kombëtare, pas pezullimit erdhi edhe ftesa?

Për ekipin kombëtar dhe ftesën e saj jam shumë i gëzuar. Nuk e vesh fanellën prej kohësh, por më në fund u ktheva. Me gola, punë të palodhur ia dola të jem në Kombëtare.

Jeni në kuotën e 12 golave, edhe sa të tjerë premtoni? Ëndrra ime është që të shënoj nga 20 deri në 25 deri në mbyllje. Bylisi barazoi, a ndiheni më të lehtësuar?

Për ne nuk ka rëndësi nëse Bylisi, fitoi apo barazoi a ndoshta humbi. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona. Bylisi është diçka tjetër. Ne shohim punën tonë pasi jemi Tirana, nuk merremi me skuadrat e tjera.

Jeni në kontratë, a jeni gati për një sezon tjetër bardheblu?

Për mua nuk përbën problem. Jam i kënaqur këtu. Kam dy vite kontratë, por nëse më del mundësia për të shkuar diku tjetër do ta diskutoj me klubin. Mes nesh nuk ka asnjë.

Po oferta a ke pasur nga jashtë Shqipërisë?

Në fakt, këto gjëra janë çështje të menaxherit tim. Nuk di të them ndonjë gjë më shumë.

Po nëse ju vjen ndonjë shans, a do të largoheshi­t? Për mua nuk është problem paraja apo klubi i madh. Nëse unë kënaqem aty ku jam, jetoj mirë, e shijoj futbollin, nuk kam e kam problem as të qëndroj në Tiranë. Për më tepër, këtu ndihem shumë mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania